Myslimanët urdhërojnë Zvicrën ta heqin kryqin nga flamuri

Myslimanët në Zvicër po kërkojnë që të hiqet kryqi i bardh në flamurin zviceran, sepse simbol i krishterë “nuk përkon në Zvicrën e sot...


Myslimanët në Zvicër po kërkojnë që të hiqet kryqi i bardh në flamurin zviceran, sepse simbol i krishterë “nuk përkon në Zvicrën e sotme multikulturore”, shkruan “poqarinews”, transmeton “zeri.info”.
Grupi mysliman i cili qëndron prapa kësaj ideje quhen “të dytët”, dhe kanë filluar një fushatë në tetor të vitit të kaluar, për të urdhëruar qytetarët e Zvicrës që të ndryshojnë flamurin në diçka që është më pak ofensive ndaj myslimanëve.
Ky propozim nuk është pritur mirë në Zvicër. Sylvia Fluckiger, këshilltare në partinë konservative të popullit, ka thënë se, kërkesat janë të papranueshme.
“Nuk ka asgjë që mund të ndryshohet në flamurin tonë. Kërkesat janë tërësisht të papranueshme. Herën tjetër ata do të na kërkojnë ta ndryshojmë edhe kushtetutën”,- transmeton “zeri.info”.
Ndërkohë Mraianne Binder, zëdhënëse e partisë së qendrës së djathtë krstian-demokrate ka thënë.
“Edhe kjo na ka munguar, ta ndryshojmë flamurin tonë. Flamuri i Zvicrës është pjesë e identitetit zviceran, pasi na thërret të gjithëve të angazhohemi…madje edhe emigrantët”.
Ndërkohë Stefan Brupbacher, sekretar gjeneral nga partia liberale, ka shtuar. “Kjo është e palogjikshme. Kryqi zviceran është një vlerë shumë e suksesshme në botë. Është një simbol i suksesit dhe i cilësisë. Ne do të mbështetemi në të, nga dashuria që kemi për Zvicrën”,- ka përfunduar ai.

Related

Botë 5819824655707213312

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item