Moldavi, protestuesit marrin Parlamentin (Video)

Qindra manifestues kanë çarë kordonin policor në kryeqytetin moldav, Kishinjev, dhe kanë mundur të futen në ndërtesën e parlamentit p...


Qindra manifestues kanë çarë kordonin policor në kryeqytetin moldav, Kishinjev, dhe kanë mundur të futen në ndërtesën e parlamentit për të protestuar kundër krijimit të një qeverie të re të drejtuar nga properëndimori, Pavel Filip, i cili mori sot besimin e organit legjislativ.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Ria Novosti, të gjitha hyrjet e ndërtesës janë bllokuar nga manifestuesit, disa prej të cilëve kanë mbërritur edhe në katin e parë të parlamentit.
Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për largimin e tyre.
Televizioni prorus moldav, LifeNews njofton se të gjithë anëtarët e qeverisë dhe deputetët janë larguar nga një kalim nëntokësor.
Ndërkohë, sipas Moldavian Business Channel, që citon parlamentarë të ndryshëm, nga të gjitha zonat e vendit po vijnë përforcime policore.

Related

Botë 3718910739022593684

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item