Moldavi, mijëra protestues kërkojnë zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Disa dhjetëra mijëra qytetarë të Moldavisë u mblodhën sot në kryeqytetin Kishinjev për të kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohs...


Disa dhjetëra mijëra qytetarë të Moldavisë u mblodhën sot në kryeqytetin Kishinjev për të kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Mundësuam dorëheqjen e qeverisë. Dhamë kontributin tonë në shmangien e emërimit të kreut të oligarkëve, Vladimir Plahotiuc, si kryeministër. Ne do të qëndrojmë këtu deri në fund”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës, avokati Andrei Nastase.
“Mungesa e guximit nga ana e presidentit i ka detyruar qytetarët të dalin në rrugë. Ne nuk do të lejojmë formimin e qeverisë, kërkesa jonë e vetme mbetet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme”, vijoi ai.
Protesta u organizua me kërkesën e lëvizjes civile “Dinjitet dhe drejtësi”, një lëvizje e krijuar nga gazetarë, politikanë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile që mbështetin integrimin evropian të vendit.

Related

Bota 7985636332911408649

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item