Mjekët e nxjerrin nga spitali, fëmija shqiptar ndërron jetë

Në Spitalin e Raguzës në Itali, ka ndërruar jetë një fëmijë shqiptar vetëm 11-muajsh. Duke cituar prindërit e fëmijës, mediet italiane...


Në Spitalin e Raguzës në Itali, ka ndërruar jetë një fëmijë shqiptar vetëm 11-muajsh. Duke cituar prindërit e fëmijës, mediet italiane shkruajnë se, “ai ishte ndjerë keq dhe prindërit e kishin dërguar në spital”.
Pas disa kontrolleve, mjekët e kanë nxjerr nga spitali duke e dërguar në shtëpi. Mjekët u kanë thënë se nuk kishte asgjë serioze.
Por, sipas prindërve, në darkë fëmija është ndjerë sërish keq dhe pasi e kanë dërguar në spital ka ndërruar jetë. Ndërkohë, çifti i shqiptarëve ka ngritur padi ndaj mjekëve dhe prokuroria ka sekuestruar dokumentet përkatëse.
Mediet në Itali shprehen se, për vdekjen e vogëlushit janë nën akuzë dy mjekë të spitalit ‘Maria Paternò Arezzo’. Në Itali ka shumë reagime lidhur me shërbimin në spitale pas masave shtrënguese të qeverisë Renzi.
Kjo pasi numri i vdekjeve gjatë 8 muajve të para të vitit 2015 janë rritur ndjeshëm në krahasim me ato të vitit 2014.

Related

Kronika 1035843152868977126

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item