Misteri i qytetit meksikan ku “zhduken” të rinjtë

20 djem të rinj, miq me njëri-tjetrin ishin duke shkuar në nje festë. U zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. Policia beson se është vepër e nar...

20 djem të rinj, miq me njëri-tjetrin ishin duke shkuar në nje festë. U zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. Policia beson se është vepër e narkotrafikantëve.
Dy vjet më parë u zhdukën 43 studentë, në të njëjtin fshat.
Policia pas kërkimeve gjeti kufomën e Jose Eutimio Tinoco, një prej djemve të grupit.
Besohet se rrrëmbyesit kanë shkuar drejt shtegut të San Miguelito.
Është e vetmja provë për momentin.
Të shtunë pasditë Tinoco dhe 20 miqtë e tij u nisën për një festë, ku nuk shkuan kurrë.
Nuk dihet se çfarë u ndodhi rrugës, por kufoma e Tinocos është provë e asaj që mund të kenë pësuar edhe miqtë e tij.
Do të ishte e pazakontë nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur diku tjetër,  por në shtetin e Guerreros këto janë kthyer në ngjarje të zakonshme.
Nga 2007 deri më sot, në këtë vend janë rrëmbyer më shumë se 30 mijë njerëz.
Në shumicën e rasteve nuk është mësuar asgjë për ta, të paktë kanë qenë ata që kanë mbijetuar.
Fillimisht rrëmbeheshin njerëz për arsye politike, por tani rrëmbimet ndodhin për gjithfarë arsyesh që mund të ketë biznesi i narkotrafikut.
Është një zonë malore ku kultivohet shumë marijuana dhe heroina.
Një ndër furnizuesit më të mëdhenj në vend.
Këto skena vrasjesh janë bërë të zakonshme në Guerrero, ku hiqet qafe çdo person që bie ndesh me interesat e narkotrafikut.
Policia? Ata nuk mund të bëjnë asgjë përballë një biznesi që sjell miliona dollarë dhe korrupsioni është në rend të ditës.
Shumica e të zhdukurve janë të moshës së re, nga 18 deri në 30 vjeç.
Vendasit besojnë se ata janë ekzekutuar pasi nuk kanë dashur të punojnë në trafikun e drogës, por mund të ketë edhe arsye të tjera.
Ndërsa policia vijon të arkivojë ngjarje pas ngjarje, numri i “të zhdukurve”, rritet dita-ditës.
TemA

Related

Botë 1112796125071422356

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item