Minutat e tmerrit/ Itali, ja si vdiq në krahët e vajzës babai shqiptar

Një vajzë vetëm 12 vjeçe ka përjetuar çaste tmerri ndërsa po udhëtonte me makinë me babin e saj. Ishte ora 02:30, kur Leonard File po ...


Një vajzë vetëm 12 vjeçe ka përjetuar çaste tmerri ndërsa po udhëtonte me makinë me babin e saj. Ishte ora 02:30, kur Leonard File po udhëtonte me makinë bashkë me vajzën.
Ai humbi kontrollin dhe u përplas me një kuti për shpërndarjen e gazit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ferrara në veri të Italisë.
Vajza ishte ulur në ulësen e pasme të makinës “Alfa Romeo 147” dhe ka shpëtuar me plagë të lehta në kokë, por ajo ka përjetuar momentet më të vështira të jetës pasi u nda përgjithmonë nga i ati.
“U ktheva në shtëpi rreth orës 01:30, temperatura ishte ­2 dhe kishte akull në rrugë”, tregon një fqinj i shqiptarit.
“Dëgjova zhurmën e fortë të përplasjes dhe ulërima dhe më pas pashë makinën e mbushur me tym.”
36-­vjeçari shqiptar punonte në një fabrikë në Cento, provincë në Ferrara dhe të gjithë e njihnin me emrin “Aldo”. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza.
Policia po heton mbi shkakun e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ardhur për shkak të akullit në rrugë./ panorama.al

Related

Kronika 6925454607349931352

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item