Ministri serb pushohet nga puna pas komenteve seksiste ndaj një gazetareje

Pasi nguroi për disa javë, kryeministri serb Aleksandar Vucic shkarkoi të shtunën ministrin e mbrojtjes Bratislav Gasic për shkak të një k...

Pasi nguroi për disa javë, kryeministri serb Aleksandar Vucic shkarkoi të shtunën ministrin e mbrojtjes Bratislav Gasic për shkak të një komenti seksist që ky i fundit i bëri një gazetareje.

Kryeministri i Serbisë shkaroi nga detyra ministrin e debatuar të mbrojtjes Branislav Gasic, i cili u vu në qendër të debateve që nga dhjetori i kaluar kur i tha reporteres Zlatija Labovic nga TV B92, e cila qe ulur në gjunjë për t’i lejuar kameramanit të saj të filmojë gjatë një konference për shtyp: “unë i pëlqej shumë gazetaret që ulen në gjunjë lehtë.”
Komenti zemëroi shumë gazetarë serbë, duke shkaktuar protesta para ndërtesës së qeverisë në Beograd ku gazetarët kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Gasic.
Kryeministri premtoi se do ta bënte por hezitoi një copë here.
Ministri i Financave Dusan Vujovic është emëruar si ministër në detyrë për mbrojtjen, tha qeveria serbe në një deklaratë.
Media raportoi se Aleksandar Vucic lavdëroi arritjet e Gasic si ministër ndërsa paralajmëroi se komentet seksiste nuk mund të përdoren në të ardhmen.
Vendimi i Vucic duhet të konfirmohet nga parlamenti më 5 shkurt.
Gasicit iu kërkua të dorëhiqet në disa raste për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Shtatorin e kaluar, agjencia kundër korrupsionit sugjeroi se ai pati një konflikt interesi kur i dha kontrata publike kompanive të lidhura me familjen e tij gjatë kohës që pati qenë kryebashkiak i qytetit Krushevac. Gasic mohoi përgjegjësinë.
Në shtator, Avokati i Popullit Sasha Jankovic këshilloi autoritetet ta shkarkonin atë për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë Paradës së Krenarisë vitin e kaluar në Beograd.
Partitë e opozitës i bënë gjithashtu thirrje Gasic të dorëhiqej pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në mars, aksident që shkaktoi shtatë të vdekur, përfshirë edhe një fosnjë pesë ditëshe. Ai mohoi përgjegjësinë për tragjedinë./BIRN

Related

Botë 3954366479633587855

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item