Ministrat e Brendshëm të BE takohen për të shpëtuar Shengenin

Ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të BE janë mbledhur të hënën (25.01.2016) në Amsterdam në një takim dyditor informal. Synimi...


Ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të BE janë mbledhur të hënën (25.01.2016) në Amsterdam në një takim dyditor informal. Synimi i takimit është shprehja e mbështetjes për një trupë panevropiane, e cila të ruajë kufijtë dhe bregdetin e BE. Me këtë shpresohet të ulet presioni në kufijtë e jashtëm komunitarë.

Takimi kryhet në një kohë kur Evropa përjetoi në vitin 2015 ardhjen e më shumë se një milion migrantëve, të cilët vinin kryesisht nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Afrikë. Ata kërkuan azil në BE.

Ministrat do të diskutojnë edhe rrugët e mundësitë për ta intensifikuar bashkëpunimin mes shërbimeve të fshehta. Kjo del si nevojë krahas masave të tjera për të luftuar terrorizmin, pas atentateve të nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetë dhe ku u plagosën qindra të tjerë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha se duhen ndërmarrë veprime të shpejta, në mënyrë që të ruhet qarkullimi i lirë pa pasaporta në zonën e Shengenit. “Ne duam ta ruajmë Shengenin, por duhet të kemi megjithatë rezultate për një zgjidhje evropiane. Dhe duhet t’i kemi shpejt ato”, tha De Maiziere në një deklaratë.

Njëra nga masat që do të diskutohet në takim do të jetë përdorimi i Nenit 26 të Kodit të Kufijve të Shengenit, i cili i lejon shtetet anëtare që t’i zgjasin kontrollet në kufi përtej limitit të 30 ditëve.

Ky takim është i pari i këtij lloji në Presidencën gjashtëmujore hollandeze të radhës të BE, e cila ka si synim arritjen deri në datën 30 qershor të një marrëveshjeje për një forcë të re kufitare në kufijtë tokësore dhe detarë të BE.

Të dielën, zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Xidakis e kritikoi ministren e Brendshme të Austrisë, që propozoi “përjashtimin e përkohshëm” të Greqisë nga zona e Shengenit. Greqia u përball vitin e kaluar me ardhjen e 800.000 migrantëve dhe konsiderohet portë e hyrjes së migrantëve për në BE.

Related

Top Lajm 7097447156054008705

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item