Meta kryeministër, Berisha president në 2017-ën? Ish kryeministri flet për koalicionin PD-LSI, dhe të ardhmen e tij politike

I pyetur në “Studio e Hapur” nëse ka diçka të vërtetë në zërat që flasin për një marrëveshje politike PD-LSI në vitin 2017, ku Ilir Me...


I pyetur në “Studio e Hapur” nëse ka diçka të vërtetë në zërat që flasin për një marrëveshje politike PD-LSI në vitin 2017, ku Ilir Meta do të zgjidhej kryeministër dhe Sali Berisha President i Republikës, ky i fundit ëshët shprehur se: “këto janë shpikje të papagajve mediatikë. Koalicionet nuk i përcaktoj unë dhe as nuk marr përsipër të them nëse i lejoj apo jo ato. Ky është një vendim që merret pasi shqyrtohet nga  forumet e partisë”- deklaroi Berisha.
Duke komentuar zërat për një koalcionin PD-LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës, Berisha tha se: “Unë jam për një fitore të plotë e totale të PD-së por se cfarë të do të bëjë PD pas zgjedhjeve atë do ta vendosin forumet e saj”.
Por a do ta pranonte Sali Berisha një propozim për tu bërë president i vendit në 2017-ën? “Unë jam ndarë nga funksionet politike. Po të jetë për president unë mendoj se vendi ka një president të shkëlqyer dhe me integritet. Mandati i tij mund edhe të ripërsëritet. Pasioni im është paralmenti”- ka konfirmuar Berisha ndërsa ka shtuar se: “E kam synim të jem deputet në zgjedhjet e ardhëshme”.
“Nëse Ilir Meta do të ishte kandidat për president unë do të votoja për Bujar Nishanin”- e ka mbyllur komentin e tij për këtë çështje, ish-kryeministri Sali Berisha.

Related

Shqipëria 7011015597841161312

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item