Meshkujt që gënjejnë femrat: Si t’i njohim mashtruesit kronikë?

Të gjitha femrave u ka ndodhur që të pyeten për sinqeritetin e një mashkulli. Nuk bëhet fjalë vetëm për “më do apo s’më do”, por për me...


Të gjitha femrave u ka ndodhur që të pyeten për sinqeritetin e një mashkulli. Nuk bëhet fjalë vetëm për “më do apo s’më do”, por për meshkujt që largohen papritur, që vijnë vonë se kanë takime të rëndësishme e më pas zbulon se kanë qenë në bare. Psikiatri Paolo Crepet në një intervistë për Corriere della Sera na tregon se si të demaskojmë një mashtrues kronik, pra që gënjen në mënyrë të vazhdueshme.
Çfarë është një gënjeshtar kronik?
Një njeri që gënjen për gjithçka, në jetë, në punë, në dashuri. Edhe kur nuk ka arsye. Nuk njeh modesti. Nuk ka kurrë një moment kur është i rënë, kur ndjehet i lodhur apo i zhgënjyer. Për gabimet që ndodhin nuk është kurrë faji i tij.

Një gënjeshtar kronik, është një tregimtar i madh, madje edhe hiperbolizues. Nëse një femër gjendet përballë një burri të tillë, duhet të ndezë menjëherë alarmin, ka të bëjë ose me një budalla ose me një gënjeshtar të madh.Duhet të jemi të kujdesshëm për historitë që tregojnë?
Për çfarë shërbejnë gënjeshtrat kronike?
Po të shohësh mbrapa në kohë, zbulon se gënjeshtarët kronikë janë qysh të vegjël të tillë. Janë persona që kanë pasur një baba të rreptë që e ka gjykuar për rezultatet sportive dhe në shkollë. Shpesh janë edhe studentët që thoshin se e kishin superuar një provim, kur në të vërtetë nuk ishte kështu.
Çfarë profili psikologjik kanë?
Kanë vetëvlerësim të ulët, por janë narcistë që duan gjithmonë të duhen dhe të admirohen. Kur fillojnë të thonë gënjeshtra, nuk mund të tërhiqen më mbrapa, jo sepse kanë frikë se zbulojnë të vërtetën por sepse kanë nevojë të shpikin histori të tjera për të mbështetur karakterin e tyre.
Ka mundësi të bien në kundërshtim me veten?
Nuk janë budallenj, kanë një talent për të shpikur gjithnjë gjëra të besueshme, dhe talent për të mbajtur mend atë që thonë.
Po karshi femrave, janë ato viktimat e tyre të preferuara?
Duan të bëjnë për vete femrat me të cilat të mburren, femra të famshme e të mira. Femra me vlerë që kanë mjete për të vlerësuar arritjet e tyre profesionale.
Po femrat gënjeshtare kronike ekzistojnë?
Mashtrimi kronik është një patologji tipike mashkullore. Të rralla janë ato femra që kanë karakteristika mashkullore në mënyrën e vazhdueshme për të gënjyer.
Kush është rreziku më i madh i mashtruesit kronik?
Që gënjeshtrën mund ta bëjë edhe në aspektin ekonomik.
Po nëse i demaskojmë çfarë ndodh?
Nuk do ta pranojë lehtë gënjeshtrën që ka thënë. Do të bëhet agresiv. Duke ditur gënjeshtrën që ka thënë do të humbte jo vetëm gruan e tij, por edhe vetveten. Dhe nëse demaskohet publikisht, atëherë është i mbaruar. Nuk do të ndjehet më i pamposhtur.
A mund të kurohen gënjeshtarët kronikë?
Ata nuk mendojnë se kanë nevojë. Dhe nëse i prishet gjithçka, mendojnë se jeta ka përfunduar. Në rastin më të mirë, transferohen diku tjetër dhe ia rinisin nga e para. Të paktë janë ata që kërkojnë të ndihmohen./Tirana Observer/

Related

Psikologji 2720024705736634742

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item