Mënyrat për të biseduar profesionalisht

Komunikim –  Njerëzit presin që të jenë në gjendje të komunikojnë me të gjithë lirshëm dhe të marrin informacionin e duhur. Por kjo nuk ës...

Komunikim – Njerëzit presin që të jenë në gjendje të komunikojnë me të gjithë lirshëm dhe të marrin informacionin e duhur. Por kjo nuk është gjithnjë e lehtë dhe për këtë na duhen këshillat e atyre që studiojnë komunikimin 

Si të flisni me fëmijët dhe adoleshentët

Terapistja e familjes, Karen Holford, tregon mënyrën e duhur për të biseduar me fëmijët dhe adoleshentët. Ata shpesh nuk kanë fjalë për t’i shprehur ndjenjat e tyre dhe nuk e kuptojnë gjithnjë se çfarë po mundohet të nxjerrë në pah tjetri kur i bën pyetje.
Duke i pyetur “si të shkoi dita?”, ju nuk po i ndihmoni dhe aq shumë të flasin specifikisht. Mund t’i bëni pyetje më të veçanta, si për shembull: “cila ishte gjëja më e mirë që të ndodhi sot”, apo “çfarë vështirësie hase” për të marrë përgjigjet më të detajuara. Po ashtu, përpiquni të solidarizoheni me emocionet e fëmijës, në vend që t’i thoni atij si duhet të ndihet. Për të vegjlit, lojërat dhe pamjet vizuale mund të ndihmojnë në krijimin e një linje komunikimi.
Adoleshentët nga ana tjetër, shpesh përgjigjen më mirë kur po merren edhe me diçka tjetër ndërsa bisedojnë, që të mos u duhet t’u japin shumë kontakt me sy. Përdorimi i humorit do të largojë tensionin dhe do ta çojë bisedën aty ku ju doni.
Si të flisni me të panjohur
Susan Roane, shkrimtare e librit “Si të kuptoni një ambient”, tregon se shumica prej nesh e shohin një ambient të ri si diçka tepër të frikshme. Në fakt, mendojeni si një mundësi të artë për të njohur njerëz të rinj. Ideja se jeni në të njëjtin vend me dikë tjetër, tregon se mund të keni diçka të përbashkët. Mbani parasysh se shumica e njerëzve të tjerë, ndihen po aq në siklet të jenë aty pa të njohur.
Për të hyrë në një bisedë, nuk është e thënë që të flisni vetëm për eksperiencat tuaja. Mund të huazoni historitë e miqve. Nëse nuk i favorizoni edhe aq shumë qentë, për shembull, dhe keni përballë dikë që do të flasë për ta, tregojini historinë e një shoku tuaj me qenin e tij.
Sa për të dalë nga biseda, mjafton të thoni “ishte kënaqësi që biseduam, më pëlqeu kjo bisedë” dhe vazhdoni bisedën gjetkë me dikë tjetër.
Si të flisni me një partner të mundshëm
Të gjithë janë nervozë rreth takimeve të para me njerëzit dhe secili shqetësohet se mos tjetri nuk e pëlqen. Por në vend që të mendoni këtë, është mirë të pyesni veten nëse tjetri është një përshtatje e mirë për juve. Kushtojini rëndësi atyre që thotë personi që keni përballë. Nëse personi po tregon më shumë gjëra negative, mund të jetë duke shprehur gjithashtu frikën e situatës aktuale. E njëjta gjë mund të thuhet kur nuk zbulon gjëra.
Tregojini një lloj sinqeriteti, edhe pse jo disa të meta tuajat (pa u portretizuar si viktimë) për të sjellë një komunikim të hapur në takim. Shumë njerëz kanë frikë nga heshtja, por ato mund të ofrojnë një mundësi për të parë se si reagon tjetri. Mund të thoni për shembull “jam pak nervoz/e”.
Si të flisni me shefin tuaj
David Cairncross, drejtor i rekrutimit në një kompanie, thotë se si punonjësit dhe shefat kërkojnë më shumë komunikim. Shumë pyetje mund t’ju kalojnë në mendje, kur doni të bisedoni një çështje me rëndësi me shefin/en tuaj. Nëse doni një rritje rroge, mos kërcënoni me largim nëse nuk e merrni, kjo i nxit shumë shefa që t’ju sfidojnë dhe t’ju lejojnë të largoheni.
Përpiquni të mbani parasysh edhe reagimin e anës tjetër dhe të punoni mbi argumentet. Gjithashtu, kuptoni edhe kundërargumentet. Një email mund t’ju ndihmojë shumë për të shmangur tingullin e papërshtatshëm që mund t’i jepni bisedës. Silluni me qytetari, sepse shefi juaj mund të mos jetë ai që merr vendimin final.
Si të flisni me prindërit
Psikologia klinike, Linda Blair, thotë se bisedat me prindërit janë nga më delikatet. Kur arrini adoleshencën, prireni t’i drejtoheni më shumë grupmoshës suaj, sesa familjes. Edhe në rini të hershme, shumica prej nesh përpiqet të mbajë një distancë emocionale nga prindërit. Marrëdhëniet nënë-vajzë vuajnë më së shumti, pasi nëna kërkon informacion dhe vajza kërkon distancë.
Kur kalojnë vitet dhe rriteni, do të jeni ju ai/ajo që do të kërkojë të fillojë bisedën. Prindërit tuaj kanë marrë paralajmërimet dhe tanimë nuk duan të ndërhyjnë në pavarësinë tuaj. Mënyra më e mirë për të riparuar marrëdhënien, është t’i jepni atyre përditësime të detajeve të jetës suaj.
Mbani parasysh se marrëdhënia juaj me prindërit nuk është një miqësi apo thjesht miqësi. Fëmijët priren të konkurrojnë me prindërit e tyre. Teksa prindërit plaken, emocioni më i zakonshëm është irritimi. Ky irritim vjen ngaqë fëmijëve u duken bisedat më të ngadalta dhe më të pakuptueshme. Ky irritim është frika që shpreh fëmija që nuk do të jetë më në gjendje të ketë një marrëdhënie siç duhet me prindërit.
Ndërsa për prindërit, jeta e të cilëve i afrohet fundit, ekziston nevoja për të ndjerë se kanë jetuar për një arsye, se jeta e tyre e ka pasur një kuptim. Në këtë rast, një bisedë e mirë është ajo ku tjetri dëgjon.
Burimi: The Guardian

Related

Psikologji 6846769965153055716

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item