Menaxheri global i shekullit XXI

Guidë për studentët e sapodiplomuar; aftësitë që ju duhen për të punuar dhe për të komunikuar Nga  Ankit Khandelwal* Gjithmonë kam...

Guidë për studentët e sapodiplomuar; aftësitë që ju duhen për të punuar dhe për të komunikuar
Nga Ankit Khandelwal*

Gjithmonë kam dashur të bëhem një menaxher për të zgjidhur probleme komplekse, ndaj kam punuar fort përtej edukimit tim si inxhinier për të fituar aftësitë e nevojshme në kuadër të këtij qëllimi. E kam imagjinuar veten si një menaxher global të shekullit XXI – i shpejtë në të nxënë dhe i aftë për problemet ndërdisiplinore, me aftësinë për të punuar jashtë fushës së ekspertizës edhe në vende të huaja duke komunikuar me çdo person.
Kam shpenzuar afërsisht dy muaj duke lexuar raporte të kompanive të mëdha, duke studiuar problematikat e ardhshme me qëllim identifikimin e aftësive që duhet të ketë një menaxher global. Por si mund të fitoj të tilla aftësi? Mund të përmend tri çështje thelbësore:
Studime ndërdisiplinore – Duke marrë pjesë në Ditët e Hapura të Parlamentit Europian, unë isha i aftë të përfshija politikat publike në spektrin tim të edukimit të përgjithshëm.
Trendet e ardhshme – Ligji për mjedisin dhe politikat urbane janë vetëm dy nga nevojat e ardhshme që unë kam identifikuar për të kuptuar ndryshimet e organizatave.
Globalizimi, kulturë dhe gjuhë – Kur përdor togfjalëshin “menaxher global”, është e nevojshme për mua që të kuptoj domethënien përtej globalizimit dhe si mund të jem një person global. Eksperienca ime në Danimarkë ishte shumë e dobishme në këtë aspekt. Në kërkimet që kam bërë, janë jo të pakta rastet që marrëveshjet e biznesit kanë dështuar nga fakti i mosnjohjes së kulturave të njëri-tjetrit, duke përfshirë edhe aspektin historik, gjendjen sociale dhe ideologjitë politike. Ndërsa gjuhët, sigurisht që ndihmojnë në një komunikim më të drejtpërdrejtë.
Zgjidhni aftësitë përtej programeve
Deri më tani duket qartë ambicia ime për të mos u fokusuar asnjëherë vetëm te një program studimi. Në vitin 2012 nuk kisha burime të mjaftueshme financiare për të ndjekur një edukim profesional. Unë kisha qenë pjesë e arsimit tradicional, por kisha obsesionin e një edukimi ku të zhvilloja aftësitë e mia. Me një njohje të mirë të biznesit dhe menaxhimit nga disa vite punë, ajo që po kërkoja ishte diçka ndryshe. Pas një vrojtimi të kujdesshëm, vendosa të krijoja spektrin tim të edukimit. Isha i paqartë në fillim, por njohja me MOOC – masive open online courses – pas disa muajsh më dha motivimin e nevojshëm për të vazhduar me projektin tim duke e përfunduar me sukses. 
Mëso duke e aplikuar – testo dijet në jetën reale
I kam vënë theksin zhvillimit të njohurive për të përballuar situata në jetën reale. Projektet e mia, puna vullnetare dhe aktivitetet e tjera të lira, më kanë dërguar në çdo cep të botës duke realizuar edhe një projekt global në Azinë Qendrore. Kështu që mund të them se kam “shpikur” shumë mënyra për të qenë gjithmonë i përditësuar me zgjidhjet reale të problemeve nën një këndvështrim global.
Rezultatet dhe hapat e mëtejshëm
Sot, thjesht duke lexuar titujt në gazetat e biznesit dhe ato ekonomike, mund të filloj të zhvilloj mendimet e mia mbi impaktin që mund të kem mbi një biznes. Duke kuptuar politikat publike në trendin ndërkombëtar, jam në gjendje të përdor dijen time mbi zgjidhje të mundshme në kontekstin e kulturave dhe llojeve të bizneseve të ndryshme. Mund të kuptoj impaktin global të tyre dhe të komunikoj me persona të tjerë nga vende të ndryshme.
Edhe pse projekti i “menaxher global në shekullin XXI” nisi si diçka personale duke u bazuar në nevojat dhe ambiciet e mia, ai hapi dyert e një tjetër lloj edukimi të pazakontë. Tani po përpiqem të shoh përpara, duke kërkuar të aplikoj aftësitë e mia në situata reale dhe komplekse në korporatat e ndryshme në botë. Në këtë mënyrë do të mund të testoj edhe vlefshmërinë e ideve të mia.
*Ankit Khandelwal është nga India. Pasi përfundoi studimet bazë në inxhinieri kimike në vitin 2012, ai realizoi dëshirën e tij për t’u bërë një menaxher biznesi global. Shpenzoi dy muaj kohë në kërkimin e aftësive të nevojshme për të qenë një menaxher global. Aktualisht punon me kohë të plotë në “Envisioning 21st century global manager”, një projekt kompleks që konsiston në zhvillimin e aftësive që duhen për këtë qëllim. Ky projekt është bërë i mundur me minimumin e resurseve dhe është bazuar kryesisht në materialet online.

Related

Sistemi i suksesit 5620796569128325384

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item