Maska natyrale për rrathët poshtë syrit

A ka ndonjë medikament për qeset e fryra që krijohen poshtë syrit? Në fakt pothuajse të gjitha ju, jeni të interesuara se si mund ta...


A ka ndonjë medikament për qeset e fryra që krijohen poshtë syrit?
Në fakt pothuajse të gjitha ju, jeni të interesuara se si mund ta zgjidhni vetë këtë problem pa qenë nevoja të shkoni tek doktori. Por, maska me efikase që trajton qeset e formuara poshtë syve është ajo e përgatitur me patate. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të largoni edhe rrathët me shenja që krijohen tek sytë.
Merrni pataten, lajeni atë dhe pastaj grijeni sa më imët në një grirës. Patatja e bërë në formë pureje mund të ndryshojë ngjyrën, por mos u shqetësoni meqë nuk ka ndikim aspak në efektin që ajo lë mbi lëkurë.
Ju mund ta trajtoni në dy mënyra;
E para mjafton që të vendosni pataten, ashtu siç e keni bërë pure poshtë syve, por duhet t’ju themi që nuk ka shumë rezultat.
E dyta, prisni garzen në dy pjesë të vogla katrore. Mbydhni sytë dhe vendoseni garzen mbi ato, pastaj vendosni edhe pataten e bërë pure. Mbajeni masken të pakten 15-20 minuta, duke qëndruar në pozicionin shtrirë. Garza do të mbrojë sytë tuaj nga copat e vogla të patates. Hiqeni pataten me garzë dhe shpërlajeni me ujë të freskët. Patatja përmban esencë që mund të thajë lëkuren, prandaj do të ishte e këshillueshme që ta lyeni fytyrën me një krem zbutës dhe të lëngshëm.

Related

Shëndet & estetikë 1799954176216295956

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item