Mashtrimi i madh i SHBA në Lindjen e Mesme dhe shifrat që nuk dalin

Në 2015 SHBA kanë lëshuar në Lindjen e Mesme 23 mijë e 144 bomba: nga këto 95 përqind janë lëshuar në Siri dhe Irak në luftën kundër I...


Në 2015 SHBA kanë lëshuar në Lindjen e Mesme 23 mijë e 144 bomba: nga këto 95 përqind janë lëshuar në Siri dhe Irak në luftën kundër ISIS.
947 bomba janë hedhur në Afganistan, 58 në Jeme, 18 në Somali dhe 11 në Pakistan.
Shifrat janë publikuar nga “Council on Foreign Relations”, një think-tank i lidhur me Departamentin e Shtetit amerikan, pra bëhet fjalë për shifra zyrtare të besueshme.
Në nëntorin e kaluar Pentagoni numëronte 23 mijë luftëtarë islamikë të vrarë nga bombat amerikane që prej lindjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në konferencën për shtyp të 2016 koloneli Steve Warren deklaroi se më shumë se 2500 xhihadistë janë vrarë në muajin dhjetor.
Por llogaritë nuk dalin.
Sipas vetë Warren, IS mendohet të ketë 30 mijë luftëtarë, të njëjtin numër që CIA deklaroi një vit më parë.
Pyetja që ngre analisti Micha Zenko i “Council on Foreing Relations” është: Si ka mundësi që SHBA të ketë vrarë 23 mijë xhihadistë dhe numri ityre të ngelet njësoj?
Dy janë variantet: ose xhihadistët shtohen në laboratore ose të dhënat e SHBA janë gënjeshtra.
Zenko ngre dhe një hipotezë tjetër.
Sa civilë kanë vdekur nga sulmet amerikane?
Të dhënat zyrtare flasin vetëm për rafineritë e naftës që janë shkatërruar, bazat xhihadiste të goditura dhe xhihadistët e vrarë.
Por do ishte e rëndësishme të dihej edhe numri i civilëve të vrarë.
SHBA ka deklaruar se kanë vdekur 6 civilë në 17 muaj sulme që amerikanët kanë kryer në Irak dhe Siri, një shifër që është shumë larg së vërtetës.
Pavarësisht masave të marra, vdekjet aksidentale të civilëve kanë qenë shumë më shumë.
Sipas Airwars, një OJQ me seli në Londër, numri i civilëve të vrarë që nga nisja e sulmeve amerikane është midis 1800 deri në 2400 të vrarë.
Shifra të tmerrshme të cilat SHBA përpiqet t’i fshehë, madje duke akuzuar Rusinë për vrasje civilësh.
Një hipokrizi e madhe.
Por ajo që është më e rëndësishmja është se strategjia perëndimore në 12 vitet e fundit nuk po ecën, të paktën në Lindjen e Mesme.
Që prej sulmeve të 11 shtatorit të famshëm, numri i organizatave terroriste në Lindjen e Mesme ka shkuar nga 34 në 58.
Ndërkohë jeta në shtetet si Iraku apo Afganistani është përkeqësuar shumë.
Lufta ndaj IS do të zgjasë shumë vite, duke qenë se është produkt i një kaosi të gjeneruar nga Pranvera arabe.
Shteti Islamik nuk do të mposhtet nga bombardimet ajrore.
Në Uashington e dinë mirë këtë gjë, dhe ndoshta është pikërisht kjo, ajo që ata duan!/ Përgatiti Amarildo Lumani
Giampaolo Rossi, gazetar italian.

Related

Top Lajm 8240279442024325271

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item