Masakroi me thikë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj, Anglia dënon me burgim të përjetshëm tropojanin

Gjykata e Lutonit në Britaninë e Madhe dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarin Fatmir Mula, që masakroi gati për vdekje me thikë ish-...


Gjykata e Lutonit në Britaninë e Madhe dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarin Fatmir Mula, që masakroi gati për vdekje me thikë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj për motive xhelozie.
Gjatë procesit gjyqësor u theksua se i pandehuri e kishte kërcënuar gruan e tij Elena kur marrëdhënia e tyre martesore ishte krisur, se do e vriste atë nëse e divorconte. Por gruaja ka injoruar kërcënimet e Fatmirit dhe e ka braktisur, teksa ky i fundit planifikoi hakmarrjen.
Mula ka blerë një thikë kuzhine për të realizuar krimin, duke sulmuar ish-gruan e tij dhe partnerin e ri të saj Nicholas White, në ambientet e një qendre terapie për çiftet.
Elena Melnyk është goditur një herë, kurse i dashuri i saj dy herë në gjoks, e teksa përpiqej ta mbronte partneren mori dhe një goditje thike në qafë.
Madje aq fort është goditur Nicholas sa një nga thikat i është thyer në kraharor, raporton Dita.
Sipas gazetës “Mirror”, 39-vjeçari Mula u gjet dy herë fajtor për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjyqtari Richard Foster në vendimin e dhënë tha se “me faktet e paraqitura dhe konkluzionet e arritura, ju jeni një njeri i rrezikshëm që u shkaktoni dhimbje të tjerëve dhe veçanërisht për partneret e tua në të ardhmen”.
I mbijetuari Nicholas tha pas gjyqit se tashmë ai i ka hequr të gjitha thikat e kuzhinës sepse pas asaj që i ndodhi nuk i sheh dot ato.
Gjithashtu ai e ka të pamundur që të shkojë të notojë, për shkak të plagës dhe defekteve që i la thika në pjesën e gjoksit.
Sulmi ndodhi në sheshin e “Purple Contact Centre”, që ndodhet jo shumë larg Stacionit të Policisë Luton.
Qendra shërben për terapinë e familjeve që kanë probleme apo çiftet e ndara.
Mula, rezident në Londër, e deklaroi veten të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. Por prokurori tha se provat e sulmit të 12 korrikut 2015 ishin të mjaftueshme për fajësinë.
Pavarësisht plagëve të rënda, çifti i shpëtoi vdekjes. Mula tentoi arratisjen nëpërmjet një dritareje të qendrës, por u arrestua pak ditë më pas.

Related

Kronika 6973203962650693640

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item