Maks Velo: Mentaliteti otoman, shkatërrues për popullin tonë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, e njëjta gjë që ndodh nga luftëtarët e ISIS

Maks Velo, i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit “Të Paekspozuarit”, ku këtë radhë është folur për trashëgiminë kulturore, ka thënë se n...


Maks Velo, i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit “Të Paekspozuarit”, ku këtë radhë është folur për trashëgiminë kulturore, ka thënë se në Shqipëri vazhdon ende mentalitetit otoman.
Maks Velo:Kjo është një gjë shumë e rëndë Ylli, qendrimi ndaj trashëgimisë është tregues më i rëndësishëm i një populli, është njësoj si qendrimi i një djali ndaj prindërve. Nëse fëmijët godasin, vjedhin prindërit, ata nuk janë fëmijë. E njëjta gjë është edhe kjo, vjen nga mentaliteti osman, oriental, çfarë është e imja ka rëndësi, çfarë nuk është e imja s’ka rëndësi. Këtu është problemi. Dhe ne u zbuluam si popull në demokraci, u zhveshëm, treguam karakteristika tona të vërteta në demokraci, në liri ne e konsiderojmë lirinë si grabitje.
Rakipi: Çfarë është kjo?
Velo: Paratë e pas ‘90 në Shqipëri ishin para droge
Velo: Barbari, nuk mund të diskutosh për vlera, francezët ruajnë një gur, një tra, sepse është jeta e të parëve, është puna më e bukur, puna e të parëve, estetika, vlera dhe nëse ti këtë vlerë e hedh në kosh nuk je njeri, nuk bën dot asgjë. Është e kotë të marrësh në analizë këto fenomene ne shkatërruam tërë Shqipërinë, kjo është pjesë e shkatërrimit por kjo është siç thoni ju sepse kjo është më në dukje. Më e rëndësishme është koka, fytyra e një shteti, e paimagjinueshme në vende të tjera, ska ndodhur në asnjë vend tjetër dhe nuk ndodh. Për mendimin tim ne patëm një gjë, gjithë vendi jonë pati shumë para. Gjithë paraja e pas viteve ’90, ishte para e pisët, droge, para e pisët nuk është pare pune. Sepse kjo bëri që të shkatërrohet Saranda, Gjirokastra ne nuk na hynte më në punë as Dajti, as Piramida s’na hynte në punë.
Velo: Ajo që po ndodh në Shqipëri, e njëjta gjë që ndodh nga luftëtarët e ISIS
Rakipi: Ju një pjesë ja vini të shkuarës, kulturës otomane?
Velo: Sigurisht, Po e shohim me sy, prishën portën në Siri, që ishte lidhje mes perëndimit dhe oksidentit, e shkatërruan pa asnjë vrarje ndërgjegje siç bënë ata të ISIS-it. Është e njëjta gjë, pavarësisht se ne nuk duam ta themi kjo është e njëjta gjë, ne prishim portat e Europës. Dajti ishte portë drejt Europës, simbol i Europës që erdhi për herë të parë.

Related

Intervista 8863637820409380116

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item