“Lufta” për futbollistët, Zvicra bllokon seleksionimin e talenteve shqiptarë

Rreth 400 talentë shqiptarë që jetojnë nëpër Europë u vëzhguan nga komisioni teknik i seleksionimit pranë FSHF-së. Nga këta, vetëm 6...


Rreth 400 talentë shqiptarë që jetojnë nëpër Europë u vëzhguan nga komisioni teknik i seleksionimit pranë FSHF-së.
Nga këta, vetëm 60 lojtarë të rinj morën pjesë në procesin në Zyrih, ku lojtarëve që jetojnë në Zvicër iu bashkuan edhe ata nga Gjermania. Edhe pse shifra përbën rekord për seleksionimet në këtë vend, në provën e zhvilluar më 9 Janar në Zvicër mori pjesë numri më i vogël i lojtarëve. Klubet më të mëdha nuk i lejuan futbollistët e tyre. Një bllokadë që vjen pas situatës së krijuar me kuqezinjtë Shkëlzen Gashi, Gjimshiti, Sadiku, Kukeli apo edhe Migjen Basha, pikërisht përpara duelit në finalet e Euro 2016. Trajneri i Kombëtares Shpresa, Redi Jupi, tregon atë që ndodhi.
“Zvicra është pak specifike, atje ka shumë shqiptarë të Kosovës, por problemi është se klubet zvicerane bëjnë një politikë e cila është shumë pro federatës së këtij vendi dhe kjo është normale për ata. Federata Zvicerane është shumë aktive në këtë drejtim, ku përveçse investon dhe i subvencionon klubet për lojtarët e rinj, e ndjen riskun nga vende si Shqipëria, Turqia, Kroacisë apo Serbia. Ata kanë një risk të lart të largimit të lojtarëve”.
I pranishëm në seleksionime, përkrah zv/trajnerit të Shqipërisë, Paolo Tramezzani, trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve, Arjan Bellai dhe atij të përfaqësueses së 17-vjeçarëve, Xhemal Mustedanagiç, Jupi vlerëson qëllimin e seleksionimeve.
“Qëllimi i këtyre seleksionimeve është pozitiv. Qëllimi është të përfshihen sa më shumë. Por, ndonjëherë kjo keqkuptohet, pasi duket sikur futen në provim dhe disa ngelin. Këtu nuk ngel asnjë. Lojtarët nuk formohen në ekipin kombëtar, por në klubet e tyre. Në Kombëtare përzgjidhen vetëm më të mirët që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë moment, por nuk do të thotë që karriera e atyre të tjerëve që nuk u përfshinë përfundoi këtu. Ne nuk presim që çdo vit cilësia të rritet me 20-30 për qind. Por, presim që vit pas viti, lojtarët më të mirë shqiptarë në qarkullim ne t’i rekrutojmë dhe mos të lëmë asnjë jashtë. Praktika e viteve të fundit ka treguar se në këtë drejtim nuk kemi pasur firo”.
Seleksionimet, që janë edhe hapi i parë i një proçesi të gjatë, do të vijojnë edhe me lojtarët në Shqipëri dhe Kosovë.
“Ky është një proces. Nuk është se lojtarët u përzgjodhën dhe gjithçka mbaroi. Krijohet fillimisht një bazë njohje e parë, dhe më pas lojtarët ndiqen. Edhe ata që nuk përfshihen momentalisht, nuk është se janë jashtë proçesit. Ka lojtarë që bien në sy menjëherë dhe të tjerë që u duhet pak kohë. Do të ishte jo profesionale t’i përjashtosh menjëherë. Këtu nuk ka asgjë të prerë me thikë”./ SS

Related

Sport 4769742309266132014

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item