“Lufta ime” e Hitlerit ribotohet pas 70 vjetësh në Gjermani

Një botim kritik i Mein Kampf (lufta ime) vepër në të cilën Adolf Hitleri përmblodhi mendimin e tij politik, prej ditës së djeshme ndod...


Një botim kritik i Mein Kampf (lufta ime) vepër në të cilën Adolf Hitleri përmblodhi mendimin e tij politik, prej ditës së djeshme ndodhet në libraritë gjermane, për herë të parë pas 70 vjetësh. Botimi i përgatitur nga një ekip i drejtuar nga historiani Christian Hartmann i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Munih (IFZ) shfaqet vetëm një javë pasi shtet gjerman i Bavarisë që kishte ndaluar deri tani botime të reja, humbi të drejtat e autorit.
“Botimi demaskon gënjeshtrat e Hitlerit dhe denoncon gjysmë të vërtetat e tij që kërkonin një efekt propagandistik”, tha dje gjatë prezantimit të librit, drejtori i IFZ Andreas Wirsching. Dy vëllimet e veprës me 948 faqe dhe me një çmim prej 59 eurosh kanë zgjuar sipas Wirsching një interes të madh dhe deri tani ka pasur 15 mijë kërkesa.
Gjatë 70 vjetëve që kanë kaluar që nga e vdekja e Hitlerit (30 prill, 1945) të gjitha qeveritë bavareze kishin ndaluar shfaqjen e botimeve të reja të librit për të evituar instrumentalizimin e tij nga ana e grupeve të së djathtës ekstreme. Megjithatë vepra mund të lexohej në botime të huaja, duke qenë se të drejtat e autorit në gjuhën angleze  u shitën nga Hitleri në vitet ’30 dhe përveç kësaj gjithmonë ka qenë e mundur të blihej në librari, duke qenë se nuk ka qenë kurrë rreptësisht e ndaluar. Ndalohej vetëm publikimi i botimeve të reja. Gjatë periudhës naziste u shtypën rreth 12 milionë kopje dhe shumë prej tyre janë ende në qarkullim.
Libri i shkruar gjatë kohës kur Hitleri ishte në burg për shkak të një grushti shteti të dështuar, është një përzierje e të dhënave autobiografike të stilizuara dhe argumentit politik, ku përshkruhet propaganda dhe ideologjia naziste. Ideja se hebrenjtë dhe sllavët janë armiq të popullit gjerman dhe se ishin përgjegjës për humbjen në Luftën e Dytë Botërore përshkruhet në një pjesë të mirë të librit ashtu si dhe miti hapësirë se Gjermania duhet zgjerohej në lindje.
Në faqen e djathtë të librit mund të lexohet teksti i Mein Kampf me numrin e faqes së botimit origjinal dhe në të majtën lexohen komentet që vënë në pikëpyetje dhe kontekstualizojnë Hitlerin. Numërohen rreth 3500 komente historike të shtuara. Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani Josef Schuster mirëpriti këtë botim kritik dhe në deklarata theksoi se ai mund të ndihmojë të çmontojë mitin që rrethon librin prandaj theksoi se është e imagjinueshme se ai mund të studiohet në shkolla. Sipas tij pikërisht në momente që po lindin lëvizje të reja të së djathtës ekstreme ky botim mund të kontribuojë në theksimin e ndjeshmërisë për të ç’ngulitur argumentet populiste. /DITA

Related

Kultura 390592252112565531

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item