Lufta e Tretë Botërore? Korea e Veriut kërcënon SHBA dhe Korenë e Jugut

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmëruar se shteti komunist është në prag lufte me fqinjin e tyre, Korenë  e Jugut. Medi...


Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmëruar se shteti komunist është në prag lufte me fqinjin e tyre, Korenë  e Jugut. Mediat ndërkombëtare citojnë zyrtarin komunist Kim Ki Nam, i cili ka fajësuar kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin, se po përhap propagandë kundër Koresë Veriore duke përdorur altoparlantë të fuqishëm, që i ka vendosur pranë kufirit mes dy shteteve.
Zyrtari i lartë shtoi bisedimet mes SHBA dhe Koresë Jugore pas testimit të bombës me hidrogjen nga Peniani komunist kanë rritur ndjeshëm tensionet mes vendeve. Këto tensione, thotë zyrtari, kanë shtyrë dy Koretë në prag të luftës.
Gjithashtu, një zyrtar i Koresë së Jugut konfirmoi se Seuli zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin diskutuar për sulme ushtarake në Korenë Veriore. Kjo e fundit para disa ditësh testoi bombën me hidrogjen, e cila është më e fuqishme se bomba atomike. Reagimet e ndërkombëtarëve ishin të shumta, duke dënuar këtë veprim të Peniangut zyrtar.

Related

Bota 891844368331185470

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item