Lubonja: Në Shqipëri është vendosur fashizmi ekonomik, mediat janë të oligarkëve

Analisti, Fatos Lubonja  i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për situatën në vend, duke e quajtur një sistem oligarkik, ...


Analisti, Fatos Lubonja  i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për situatën në vend, duke e quajtur një sistem oligarkik, duke nënvizuar se në Shqipëri është vendosur fashizmi ekonomik.
“Na premtuan që nuk do ndërtojnë pallate e tani ndërtojnë pallate. Sa më shumë njerëzit zhgënjehen sa më shumë varfërohet vendi, gjithnjë e më shumë bëhet pa kuptim që të kemi 3 parti që mbrojnë interesat oligarkë. Ky degjenerim i sistemit oligarkik çon tek ai që quhet fashizëm ekonomik. Është ekonomik sepse nuk bazohet mbi nacionalizmin apo racizmin, por mbi pabarazinë ose mungesën e lirisë sepse siç e kam denoncuar, në mediat e kapura prej oligarkëve pashë që shumë pak mbrohen interesat e 99%-shit. Pra, nuk bëhet fjalë vetë për një abuzim të një pakice mbi shumicën por tek e fundit kërcënohen edhe të drejtat dhe liritë.
Si e shikoni ju 99%-shin, njerëzit e këtij vendi?
Ky është problem i rëndësishëm, sa duhet të fajësojmë njerëzit?! Unë e mendoj që pikërisht që të lëvizin njerëzit, mediat duhet të informojnë dhe sensibilizojnë, kur mediat janë të kapura, mungon një element i sensibilizimit. E mbani mend ca nami u bë kur ndodhi protesta kundër armëve, ishte një lëvizje popullore e paorganizuar. Nuk është ky vizion sepse nuk kanë hallin e qytetarëve por të oligarkëve dhe politika bëhet në interes të tyre. Pse nuk lëvizin njerëzit, një arsye janë mediat. Një tjetër arsye e rëndësishme është indiferentizmi i politikës, për t’i tulatur njerëzit. Është arroganca dhe nënshtrimi ekonomik, një nga format e fashizmit. E gjitha kjo krijon një klimë. Shikoni dhe partitë, nuk kanë një funksion.
Ju i bëni thirrje shoqërisë civilë që të zgjohet?
Fjala zgjim ose rilindje nënkupton që ke qenë i zgjuar por ke rënë në gjumë. Ne nuk kemi patur shoqëri civile. Normalisht këtu duhet të rinjtë të kuptojnë që duhet të fillojë një lëvizje për të lindur jo rilindur. Për të dalë njëherë mbi tokë pastaj për t’u zgjuar. Ky është problemi i madh pas 25 vitesh ne jemi të kapur nga një pushtet autoritar. Një nga gjërat kryesore për të qenë i pavarur është pavarësia ekonomike. Prona private të jep më shumë liri , autoritet. Bizneset tona janë të kapura, nuk mbijetojnë dot.
A mund të ndodhi kjo? A mund të shndërrohen protesta të tilla në gjëra më të mëdha? (rasti i përplasjes për një park në Turqi”
Kur i referohemi Turqisë, i referohemi një sistemi autoritar, përsëri kupton dhe vendos një pushtet oligark. Por ama tregon edhe ndjeshmërinë e madhe, ne kemi thënë se duhet të shkojmë në Europë, vetëm të shikosh se çfarë shkelin këta shkelin konventa, prekin të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me urbanistikën. E keqja është se këtu po të shikosh këto projekte, po të jenë të mëdha i marrin oligarkët në të dyja palët.
Thatë që media është e kapur. Pse mendoni që media nuk e bën punën e saj?
Nuk e bën punën e saj se është ndërtuar parimisht në konflikt interesi. Po të shikojmë historinë tonë shikojmë rastin e TVSH përdorej si propagandë deri në kohën e Berishës. Erdhën socialistët në pushtet. Media është e lirë tha Nano, kushdo mund të bëjë media. Media u ndërtua parimisht në konflikt interesi. Shumica e pronarëve ishin ndërtues, kishin qëllim të fitonin, u krijua pushteti financiar, pastaj mediatik dhe politik. Berluskoni është shembulli tipik, personi që fillimisht pati pushtet ekonomik që ndërton pushtet mediatik e më pas merr edhe pushtetin politik. Mediat duhen të reformohen.
Ka ende zëra të lirë që flasin, që janë ende prezent?
Unë mendoj që dëshira për liri është e lindur me njeriun. Pra mund të ketë zëra të lirë por nuk përbëjnë shumicën. Në vende ku s’ka tradita pritet kolapsi.

Related

Top Lajm 4915480159536572997

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item