Lideri suprem i Iranit ndryshon mendim: Sulmi ndaj ambasadës saudite i dëmshëm dhe kundër Islamit

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei reagoi shumë ditë më vonë për sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran, duke theksuar s...


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei reagoi shumë ditë më vonë për sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran, duke theksuar se ai ishte “shumë i keq” dhe i gabuar.
Khameni tha se një sulm i tillë ishte kundër Iranit, edhe kundër Islamit.
Më herët, Khamenei ka thënë se zyrtarët sauditë “nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të ketë hakmarrje hyjnore” për vrasjen e klerikut Nimr al-Nimr.
Qeveria e Iranit ka thënë se sulmi në ambasadë është “i dyshimtë” dhe “në favor të politikave të Arabisë Saudite”.
Ambasada saudite në Teheran u sulmua më 2 janar të këtij viti, pas ekzekutimit të një kleriku shiit, bashkë me 46 persona të tjerë të akuzuar për terrorizëm.
Kjo bëri që Arabia Saudite të tërhiqte të gjithë stafin e ambasadës për në Riad, ndërsa shtete të tjera si Bahrejni dhe Sudani kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Iranin, ndërsa Kuvajti ka tërhequr ambasadorin. /Dita/

Related

Botë 2147106834287679984

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item