Letra e Akademisë së Shkencave: Propozojmë Kadarenë për çmimin “Nobel”

Akademia e Shkencave i ka dërguar letër Komitetit të Çmimeve “Nobel”-it, në të cilën propozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e mad...


Akademia e Shkencave i ka dërguar letër Komitetit të Çmimeve “Nobel”-it, në të cilën propozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë.

Në vitin e 80-vjetorit të shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon vlerësimin e Kadaresë, i cili prej vitesh është në listën e kandidatëve.

Kryetarja e seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, Floresha Dado, thotë se vepra e Kadaresë është bërë pjesë e botës shpirtërore të popujve të ndryshëm, pas përkthimit të saj në 45 gjuhë të botës.

“Ky vit është i veçantë në qëndrimet që duhet të mbajë e gjithë bota kulturore ndaj figurës së Ismail Kadaresë, i cili është pa diskutim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Nëse për një shkrimtar shkruhet kaq shumë nga kritika në vende të ndryshme të botës, nëse vepra e tij përkthehet në 45 gjuhë të botës kjo tregon që vepra e Ismail Kadaresë është bërë pjesë e botës shpirtërore të popujve të ndryshëm”, thotë Dado për “Orën”.

Në prill, Akademia e Shkencave do të organizojë një aktivitet në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. “Unë personalisht kam folur dhe me shkrimtarin e madh dhe kemi menduar që Akademia e Shkencave në bashkëpunim edhe me Akademinë e Shkencave të Kosovës të bëjmë jo tani sepse menduam që në muajin janar ka shumë aktivitete, por në prill, periudha kur Kadare vjen në Shqipëri, do të bëjmë një akademi solemne”, shton Dado.

Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së Kadaresë, Ministria e Kulturës ka programuar aktivitete të shumta që do të përqendrohen kryesisht në Gjirokastër, vendlindjen e shkrimtarit.

Related

Kultura 218047161961708516

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item