Kujdes! Moslarja e dhëmbëve shkakton këto sëmundje

Ndoshta mund t’i nënvlerësoni por pastërtia e dhëmbëve ka një rol kyç për shënderin tuaj dhe në këtë rast jo vetëm atë oral. Në baz ...


Ndoshta mund t’i nënvlerësoni por pastërtia e dhëmbëve ka një rol kyç për shënderin tuaj dhe në këtë rast jo vetëm atë oral.
Në baz të disa studimeve të ndryshme është vërtetuar se pastërtia e dhëmbëve ndikon në disa sëmundje si:
Sëmundjet e zemrës:
Një hulumtim britanik i kryer me mbi 12 000 të anketuar konfirmoi se ata që nuk lajnë dhëmbët dy herë në ditë, kanë 70% rrezik më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Infeksionet:
Bakteret nga goja pas hyrjes në gjak mund të provokojnë infeksionet në trup.
Kancer:
Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, midis shtresës pllakatë dhe dhëmbëve do t’ju shfaqet një shtresë bakteriale. Pasoja mund të jetë inflamacion i mishrave të dhëmbëve. Nëse ajo nuk është shëruar, kjo mund të shkaktojë paradontisi, një infeksion serioz i mishrave.
Goditje:
Bakteret nga goja mund të shkaktojnë inflamacion të arterieve. Kjo mund të vijë nga paraqitja e arteriosklerozës dhe për shkak të saj, rreziku i goditjeve dhe sulmit në zemër është më i lartë.
Degjenerimi i trurit:
Një hulumtim amerikan i kryer me mbi 5 000 të anketuar doli në përfundimin se larja e rregullt e dhëmbëve dhe mishrave mund të ulë rrezikun e degjenerimit të trurit në pleqëri. Nëse nuk i lani dhëmbët të paktën një herë në ditë, rreziku për t’u prekur nga dementia është 65% më i lartë.
Sëmundja e alcajmerit:
Në trurin e sëmurë me alcajmer ka më shumë baktere që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve se në trurin e njerëzve të shëndoshë. Është supozuar se këto baktere mund të shkaktojnë dëme në tru.
Pneumoni:
Pneumonia është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjes së njerëzve të moshuar. Ajo shpesh shfaqet për shkak mbeturinave që thithen nga dhëmbët. Kur këto grimca arrijnë në mushkëri, ata mund të shkaktojë një inflamacion të rrezikshme. Kjo është arsyeja pse pastrimi i përditshem është rekomanduar në mënyrë rigoroze.

Related

Shëndet & estetikë 1509665342173201645

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item