Kujdes! Këto janë rreziqet që fshihen pas jetës virtuale

Varësia ndaj rrjeteve sociale dhe përqendrimin e jetës sonë në internet është ktyer në një nga temat kryesore të kohëve të sotme. Ps...


Varësia ndaj rrjeteve sociale dhe përqendrimin e jetës sonë në internet është ktyer në një nga temat kryesore të kohëve të sotme.
Psikologu britanik Richard Graham, na tregon disa shenja që vërtetojnë edhe më shumë që jeta jonë po largohet nga të shijuarit “live” të gjërave.
1-Shmangni aktivitet e tjera 
Ju refuzoni ofertën e një miku kur ju sugjeron të shkoni diku, për të thyer monotoninë, sepse do ju duhet të qëndroni disa orë larg internetit. Për ju argëtim është të shihni postimet e të tjerëve në rrjetet sociale dhe të flisni me“miqtë virtual”.
2-Bëheni nervozë kur nuk ka internet
Ndodh që të shkoni diku, ku nuk ka linjë interneti dhe direkt nuk e keni mendjen tek personat që jeni, por doni vetëm të gjeni internet për të qëndruar në të. Pa internet, nuk ka kuptim asgjë! Kjo situatë po bëhët serioze, pasi nuk i kushton më rëndësi gjëravë që të ndodhin “live”, por fokusohesh te një jetë virtuale.
3-Po humbisni miqtë
Ndiheni më mirë vetëm, duke pasur celularin tuaj dhe mund të shikoni çdo gjë që ndodh në vendin tuaj dhe kudo në botë. Po miqtë? Ndërkohë që je me to, merresh me celularin, atëherë pse del? Ndoshta kjo gjë do ofendonte shoqërinë tuaj dhe nuk do dëshironin të mos dilnin më me ty. Pra mbetesh vetëm: ti, celulari apo i-padi!
4-Nuk shijoni momentin
Një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë, është që të humbasë ndjesia e kënaqësisë ndaj diçkaje. Kur kokën e keni gjithmonë duke parë celularin tuaj, kjo tregon se nuk e keni idenë e vendit ku ndodheni. Ju jeni fizikisht aty, ndërsa mendja juaj po lundron diku tjetër në botën virtuale.
5-Koha juaj po shkon dëm
Secili prej nesh ka mënyrën e tij si e kalon kohën, por kohët e fundit varësia ndaj botës virtuale po bën që koha të shpërdorohet. Në momentin që futeni të gjeni informacion, apo të komunikoni me miqtë tuaj “ virtual” e humbisni kuptimin e vërtet të kohës suaj.

Related

Teknologji 2775713396646372777

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item