Kuçovë, Lapardhica del nga shtrati, izolohen 4 mijë banorë

Devijimi nga rrjedha e tij dhe dalja nga shtrati e lumit Lapardhicë ka izoluar që prej mëngjesit të së dielës 4000 banorë të komunës s...


Devijimi nga rrjedha e tij dhe dalja nga shtrati e lumit Lapardhicë ka izoluar që prej mëngjesit të së dielës 4000 banorë të komunës së Lumasit në rrethin e Kuçovës.
Prurjet e shumta të këtij lumi kanë çarë argjinaturën e ndërtuar disa muaj më parë nga bashkia dhe e kanë ndarë rrjedhën e lumit në dy pjesë, duke e bërë të pamundur daljen e banorëve nga kjo komunë.
Izolimi i fshatit ka lënë që prej orës 08:00 të mëngjesit dhjetëra banorë jashtë shtëpive të tyre, në pamundësi për të kaluar në anën tjetër. Nxënësit të cilët kanë shkuar në mëngjes për të ndjekur kurset e gjuhëve të huaja në qytet, emigrantë që duan të largohen për në shtetet ku jetojnë, të sëmurë që kanë nevojë për vizitë mjekësore, por edhe banorë të shumtë që kanë shkuar në qytet e duan të kthehen në shtëpi, kanë ngecur në anën tjetër të lumit në pritje të përmirësimit të situatës.
Ata shprehen se e njëjta situatë përsëritet disa herë në vit gjatë stinës së dimrit dhe askush nuk mendon për ta. Sipas banorëve, në qoftë se nuk do të mundin të kalojnë dot lumin për të shkuar në shtëpi, ata janë të detyruar të kthehen mbrapsht e të kalojnë natën tek të afërmit e tyre në fshatrat përreth.
Të njohur me gjendjen e krijuar në këtë komunë, përfaqësues të Bashkisë së Kuçovës, kanë nisur fadromat dhe po përpiqen të krijojnë një argjinaturë provizore për të mundësuar devijimin në shtratin e tij normal të lumit Lapardhicë.
Nënkryetari i Bashkisë Kuçovë, Shpëtim Nishani, shprehet se bashkia kishte ndërtuar që prej muajit shtator një argjinaturë mbrojtëse për t’i paraprirë kësaj situate që krijohet çdo vit, por prurjet e shumta të lumit e kanë shkatërruar.
“Këto ndërhyrje janë provizore dhe kjo është një zgjidhje e përkohshme, pasi kjo zonë ka nevojë për investime të mëdha për ndërtimin e një ure të re”, deklaroi Nishani.

Related

Shqipëria 856822367973634520

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item