Kosovë: Autoritetet thonë se rrugët janë të kalueshme (FOTO) (VIDEO)

Ministria e infrastrukturës e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Rexhë...


Ministria e infrastrukturës e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Rexhë Osmanaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit për menaxhimin e rrugëve, tha se vështirësi në qarkullim ka në viset malore.
"Rrugët kryesore nuk janë të mbuluara me borë. Në bazë të informatave që i kemi nga menaxherët rajonalë e që janë në terren, me përjashtim të rrugëve malore ku ka më shumë të reshura dhe qarkullimi është më i vështirësuar, rrugët e tjera janë të kalueshme", tha Osmanaj.
Raportohet se problemet me të mëdha në qarkullim janë në rrugën Pejë - Kullë - Rrozhajë dhe në Zhur e Dragash.
Ministria e Infrastrukturës i ka angazhuar 14 kompani për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale.
Sipas Rexhë Osmanajt, të gjitha kompanitë e angazhuara janë në terren dhe bëjnë kujdestari edhe gjatë natës.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti drejtueseve te automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.
"Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion", thuhet në një komunikatë për media nga Policia e Kosovës.
Në raportin e fundit të policisë për 24 orë thuhet se si pasoja e aksidenteve janë lënduar 22 persona nga 79 aksidentet që kanë ndodhur ./rel

Bora mbulon PrishtinënPas rënies së temperaturave gjatë fundjavës, Kosova mëngjesin e së dielës gdhiu e mbuluar me bor...
Posted by Tetova News on Sunday, January 17, 2016


Prishtinë
Posted by Tetova News on Sunday, January 17, 2016

Prishtina
Posted by Tetova News on Sunday, January 17, 2016

Related

Lajme 7862999143264588380

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item