Kosova përgatitet për protestën “paqësore” të opozitës

Policia e Kosovës është në alarm për protestën e së shtunës të opozitës kundër marrëveshjeve të qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi, pa...


Policia e Kosovës është në alarm për protestën e së shtunës të opozitës kundër marrëveshjeve të qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi, pasi protestat e mapërshme “paqësore” kanë përfunduar në dhunë.
Nga Ervin Qafmolla, BIRN
Policia dhe intitucionet e tjera të sigurisë po përgatiten për protestat e reja të opozitës të shtunën, megjithëse mbështetësit e opozitës kanë insistuar që planifikojnë një tubim paqësor.
“Ne kemi planifikuar të mbajmë një marshim paqësor,” i tha BIRN zëdhënësi i Vetvendosje Frashër Krasniqi.
Intenerari i protestës përfshin tubimin përpara institucioneve kyç publike në Prishtinë, për të nënvizuar kundërshtimin e thellë të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, të negociauara me ndihmën e BE-së.
Tre partitë opozitare, Vetvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe Nisma, janë përbetuar ta bllokojnë marrëvesdhjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe një marrëveshje me Serbinë për krijimin e një asosacioni të 10 komunave me maxhorancë serbe në Kosovë.
Ato thonë që të dy marrëveshjet shkelin sovranitetin e Kosovës dhe kanë premtuar që do të përdorin çdo mjet të nevojshëm për t’i ndalur.
Kreu i Vetvendosjes Visar Ymeri më herët paralajmëroi për taktika që “nuk janë përdorur më parë,’ tanimë do të përdoreshin për të rrëzuar qeverinë.
Krasniqi gjithashtu paralajamëroi se edhe pse tubimi i së shtunës ishte planifikuar si paqësor, gjërat mund të dilnin jashtë kontrollit “në qoftëse policia do të ndërhynte për ta shpërndarë atë pa arsye.”
Protestat e mëparshme të opozites u shpallën si “paqësore” por degjeneruan në përplasje më policinë dhe akte dhune.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar për një kohë të gjatë parlamentin duke hedhur gaz lotesjellës, gjë që ka çuar në arrestimin e 13 parlamentarëve.
Në dhjetor Gjykata Kushtetuese ra dakord që asosacioni i komunave serbe binte ndesh me disa nene të Kushtetutës. Megjithatë, ajo e aprovoi marrëveshjen duke e këshilluar qeverinë që t’i bëntë përmirësime.
Duke u bazuar në opinionin e gjykatës, opozita thotë që koha ka ardhur që qeveria të dorëhiqet dhe të mbahen zgjedhje të parakohëshme.
Ndërkohë, në shumë qytete të Kosovës janë shfaqur grafite që e akuzojnë kryeminsitrin Isa Muststa, zëvëndës kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe kreun e parlamentit Kadri Veseli për tradhëti kombëtare.

Related

Top Lajm 501379899731373872

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item