Koment: Bartësja e shpresave - e dështuar?

Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i tërheq bursat për poshtë. Masat e qeverisë qendrore nuk japin rezultat. Kemi t...

Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i tërheq bursat për poshtë. Masat e qeverisë qendrore nuk japin rezultat. Kemi të bëjmë me një kaos të sinjalizuar, mendon Andreas Rostek.
Këtë mund ta quash kaos të vërtetë. Që brenda një jave të ndërpresësh krejtësisht tregtimin e aksioneve, herën e dytë 30 minuta pas hapjes së bursës. Ishte dita më e shkurtër e tregtisë në historinë e shkurtër të tregtisë kineze në bursë, ishte edhe një dëshmi varfërie për rregullatorët në Perandorinë e PK - vetëm ç't'i bësh që pasojat e kaosit ndihen edhe në Tokio e Singapur, Xhakarta dhe Mumbai, në Frankfurt dhe në Londër.
Kaosi i bursës në Kinë, i cili i ka tronditur bursat në mbarë botën, ka tri shkase të drejtpërdrejta - por në fund të fundit ka shkaqe politike. Shtysa kryesore: monedha vendase kineze, juani, përfundoi të enjten në nivelin më të ulët që prej pesë vjetësh. Banka Qendrore e Republikës Popullore e përcaktoi vlerën e juanit te 6.5646 dollarë; për të tetën ditë radhazi, Banka Qendrore e dobësoi në këtë mënyrë monedhën vendase, qartazi për të mbështetur konjukturën në rënie.
Kjo tërheq vëmendjen në shkasin e dytë për këtë rënie të kursit të aksioneve në bursa: në të dhënat për prodhimin industrial kinez, të cilat janë sërish të ulëta dhe që ushqejnë shqetësimin se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze mund të jetë më e keqe se ajo që sugjerojnë shifrat zyrtare. Në dhjetor, gjithsesi, sipas një sondazhi, prodhimi industrial ra për të dhjetin muaj radhazi.
Investorët i kthejnë kurrizin Kinës
Të dyja së bashku ushqejnë te investorët me sa duket dyshimet nëse ekonomia kineze është me të vërtetë vendi i duhur për kapitalin e tyre. Kapitali rrjedh shpejt, shumë shpejt, nganjëherë mjaftojnë sekonda, nganjëherë zgjat një gjysmë ore, deri sa ndodh plasja.
Banka Botërore paralajmëroi, gjithashtu të enjten, se ka gjasa që ekonomia kineze të rritet këtë vit me vetëm 6.7 përqind, më pak nga vlerësimet e deritanishme dhe me kuotën më të ulët që prej vitit 1990. Megjithatë ne edhe mësojmë nga raporti i Bankës Botërore. Ai me sa duket nuk e përjashton një rënie të shpejtë të papritur të ekonomisë kineze. Këtë skenar Banka Botërore e sheh si njërin nga rreziqet më të mëdha për vendet në ekspansion ekonomik - sepse do të shkaktonte deformime në të gjithë botën.
Plasja e një flluske
Indeksi standard kinez CSI 300, në krahasim me verën 2014, kur në Kinë nisi hapi i madh përpara, vazhdon të arrijë një plus prej 60 përqind. Në verë 2015, në pikën më të lartë të gjallërimit të bursës, plusi arriti shifrat marramendëse prej 150 përqind - në një kohë kur rritja e të gjitha sipërmarrjeve kineze, të përfshira në indeks, në këtë periudhë nuk e kalonte shumën prej dhjetë përqind. Nuk nevojiten aftësi të mëdha përllogaritëse për të parë se këtu është krijuar diçka, që normalisht quhet flluskë. Nga flluska dikur del ajri.

Andreas Rostek


Eksitimi i bursës ishte i dëshiruar ekonomikisht. Shteti partiak u vuri shtetasve të tij të dëgjonin këngën e fitimit të shpejtë të parave. Dhe shumë miliona vetë, që nga shoferi i taksive deri te nëpunësi komunal e te menaxheri i industrisë kërcyen sipas kësaj kënge dhe i shpenzuan paratë për aksione. E nga mund ta dinin ata se zhvillimi i kurseve dukshëm nuk qe në përputhje me të dhënat e sipërmarrjeve, por me sinjalet politike.
Më e vonta që prej rënies së shpejtë në bursë verën e shkuar bëhet e qartë se vendimmarrësit për eksitimin e bursës dhe për investimet shtetërore nuk zotërojnë instrumenta për të manovruar një proces kompleks deri në absurditet siç ëshë lidhja e real-ekonomisë me pasqyrimin e saj në bursë - e parë kjo në aspektin politik apo jo.
Fuqi shpërthyese e gjitha kjo mund të marrë brenda Kinës, kur ditët e kaosit në bursë, të cilat u gëlltitin kursimet miliona vetëve, të ushqejnë mosbesimin në mençurinë e partisë së gjithëditur. Po kaq sa ka përfituar ekonomia botërore nga bumi kinez i viteve të fundit, po kaq rrezikohet ajo tani nga strukturat në ekonominë e dytë për nga madhësia në botë./dw

Related

Ekonomi 1121841293901253546

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item