Khamenei: Entuziast për heqjen e sanksioneve

Udhëheqësi Suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, u shpreh entuziast për heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare kundër vend...


Udhëheqësi Suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, u shpreh entuziast për heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare kundër vendit të tij, bëri sot të ditur agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna.
Në një letër drejtuar presidentit Hassan Rohani, ai shprehu kënaqësinë që me këmbënguljen e popullit iranian dhe përpjekjen e shkencëtarëve bërthamorë për zhvillimin e kësaj industrie, u arritën rezultate konkrete.
Marrëveshja bërthamore, e cila hyri në fuqi disa ditë më parë, mundësoi heqjen e një pjese të sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Teheranit.
Numri një i Iranit kritikoi gjithsesi deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë disa ditë më parë që përforconin skepticizmin.
Duke përshëndetur ”arritjet historike”, presidenti amerikan Barack Obama vuri theksin dy ditë më parë në “ndryshimet thelbësore” që qëndrojnë midis Uashingtonit dhe Teheranit.
“Ne do të mbajmë një qëndrim të prerë në denoncimin e sjelljes destabilizuese të Iranit”, tha ai, duke iu referuar shkeljes së të drejtave të njeriut apo programit të raketave balistike.

Related

Botë 6390221029589140717

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item