Këto janë 10 arsyet se përse ju bien flokët

Rënja e flokëve është një problem si tek fermat ashtu edhe tek meshkujt, ku arsyet se përse bien flokët janë nga më të ndryshmet dhe v...


Rënja e flokëve është një problem si tek fermat ashtu edhe tek meshkujt, ku arsyet se përse bien flokët janë nga më të ndryshmet dhe variojnë nga ato më të thjeshtat, deri tek ato më komplekset.
Këto janë disa nga arsyet përse ju bien flokët:
1. Stresi fizik
Çdo lloj traume fizike: operacion, aksident me makinë apo sëmundje të ndryshme, madje edhe gripi mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve.
2. Shtatzënia
Shtatzënia është një stres fizik që mund të shkaktojë rënie të flokëve. Zakonisht flokët fillojnë të bien pasi ka lindur fëmija, dhe jo gjatë shtatzënisë.
3. Mungesa e proteinave
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina në dietën tuaj ushqimore, trupi mund të racionojë proteinën duke penguar rritjen e flokëve. Kjo mund të ndodhë dy deri tre muaj pas rënies së konsumimit të proteinave. Prandaj duhet të konsumoni ushqime që janë të pasura me proteina, si peshku, mishi, vezët etj.
4. Rënia e flokëve tek meshkujt
Rreth dy të tretave të meshkujve u bien flokët nga mosha 60 vjeç, dhe kjo për shkak të alopecisë androgjenetike, që shkaktohet nga kombinimi i gjeneve dhe hormoneve mashkullore.
5. Gjenetika
Ashtu si meshkujt, edhe femrave iu bien flokëve për shkak të alopecisë androgjenetike. “Nëse vini nga një familje ku femrave fillojnë t’u bien flokët në një moshë të caktuar, atëherë edhe ju do të keni të njëjtin fat,” thonë mjekët. Ndryshe nga meshkujt, femrave nuk iu bien flokët vetëm në një pjesë, prandaj nuk vërehet shumë rënia e flokëve.
6. Stresi emocional
Përveç stresit fizik, njerëzve fillojnë t’u bien flokët edhe kur përjetojnë gjendje emocionale negative, si divorcin, ndarjen nga jeta të një personi të dashur etj.
7. Anemia
Gati një në 10 femra të moshës nga 20 vjeç deri në 49 vjeç vuajnë nga sëmundja e anemisë për shkak të mungesës së hekurit, duke shkaktuar kështu rënie të flokëve. Prandaj, këshillohet të bëni një test gjaku për t’u siguruar nëse vuani nga kjo lloj anemie.
8. Hipotiroidizmi
Hipotiroidizmi është termi mjekësor për gjendrat tiroide. Këto gjendra të vendosura në qafë prodhojnë hormone të domosdoshme për metabolizmin, si dhe për rritjen e zhvillimin e trupit. Mosfunksionimi mirë i tyre shkakton gjithashtu rënie të flokëve.
9. Lupusi
Sëmundja e lupusit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokëve. Për fat të keq, rënia e flokëve nga kjo sëmundje është e “dhimbshme”, pasi flokët nuk rriten më.
10. Rënie e menjëhershme nga pesha
Rënia e menjëhershme nga pesha shihet si një formë traume fizike që mund të çojë në dobësimin e fijeve të flokut. Nëse nuk hani shëndetshëm, atëherë mund të keni mungesa të vitaminave dhe mineraleve. Humbja e madhe e flokëve mund të jetë shenjë e një çrregullimi të të ngrënit, si anoreksia apo bulimia.

Related

Shëndet & estetikë 7286122726237546425

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item