Kërkon të marrë peng ish-të fejuarën e vëllait, lidh dhe rreh nënën e saj

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mirditë, ku një nënë 50-vjeçare është rrahur dhe lidhur në shtëpinë e saj nga vëllai i ish-të f...


Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mirditë, ku një nënë 50-vjeçare është rrahur dhe lidhur në shtëpinë e saj nga vëllai i ish-të fejuarit të vajzës së saj.
Sipas njoftimit të Policisë së Mirditës, Kujtim Prenga 41 vjeç, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka hyrë në banesën e shtetases V.D. 50-vjeçare, e cila është edhe epileptike.
Prenga me dy bashkëpunëtorët e tjerë, kanë lidhur 50-vjeçaren dhe e kanë rrahur barbarisht me sende të forta, duke e goditur në kokë.
Ata i kërkuan 50-vjeçares që të tregonte se ku ishte vajza e saj, E.D. 18 vjeçe, e cila kishte qenë e fejuar me vëllain e agresorit.
Fatmirësisht, vajza nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa agresorët kërkonin ta rrëmbenin që ta çonin në Kosovë.
Pasi janë larguar nga banesa, Policia ka identifikuar vëllain e ish-të fejuarit të vajzës dhe e ka arrestuar atë. Ndërkohë, po punohet për të gjetur dy bashkëpunëtorët e tij.

Related

Kronika 4093340947475628465

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item