Kaliforni: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të gazit

Guvernatori i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rrjedhjes masive të...


Guvernatori i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rrjedhjes masive të gazit natyror në një lagje të Los Anxhelosit.
Zoti Brown tha mbrëmë se ka vepruar sipas kërkesës së banorëve lokalë në komunitetin Porter Ranch dhe për shkak të natyrës “së vazhdueshme dhe të zgjatur” të rrjedhjes së metanit.
Kjo rrjedhje është zbuluar në muajin tetor në një depo nëntokësore në vendbanimin, Aliso Canyon, afër komunitetit Porter Ranch, me ç’rast mijëra familje kanë kërkuar zhvendosje, ndërsa dy shkolla i kanë larguar nxënësit e tyre.

Related

Bota 622168519440528432

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item