Kadare, një mundim prej Sizifi

TEODOR LAÇO Pa mëdyshje, Kadare ësh të një nga shkrimtarët e gjallë më të lexuar në botën frankofone, anglofone, isfanike etj. Ai ës...

TEODOR LAÇO


Pa mëdyshje, Kadare ësh të një nga shkrimtarët e gjallë më të lexuar në botën frankofone, anglofone, isfanike etj. Ai është cilësuar, bashkë me Nënë Terezën, si një nga lavditë që populli ynë i ka dhuruar botës. Tashmë, vetëm ndonjë mediokër e smirëzi mund ta shpallë vogëlsinë e vet shpirtërore duke vënë në dyshim vlerat e veprës së tij dhe duke gjurmuar ndonjë ngjarje jete, të zakonshme për çdo njeri, por duke e bërë qimen tra.
Të marrësh përsipër të ngjitesh te lartësia ku të pret bibliografia e tij e madhe, të thuash se kjo apo ajo vepër është mbi të tjerat, është një mundim i marrë prej Sizifi. Se ti vërtet mund ta ngjitësh gurin deri në majën që e ke shpallur si më të lartën e të gjithave, por para se të të rrokulliset, do të shohësh që deri përtej në horizont, syri do të të kapë maja të tjera si në një vargmal me shumë kreshta.
Kadare e preku suksesin që në “Frymëzimet Djaloshare”. Kjo ndodhi sepse ai u shfaq ndryshe, i veçantë, i paimitueshëm. Këtë “të veçantë”, që është lakmia e pambërritur e çdo shkrimtari, ai e arriti sepse nuk shkruante sipas “rregullores”. Nëse suksesi iu ngjit dhe nuk mëtohej dot, fama e preku gjithashtu shpejt me një “gjeneral” të një ushtrie të vdekur, që kërkonte lavdinë e bjerrë të një ushtrie pushtuese.
Por këto pak sa thamë, i përkasin një historie që është shkruar dhe ende pret të shkruhet. Nxitja ime për këtë opinion u bë botimi i kalendarit për aktivitetet e 80-vjetorit nga Ministria e Kulturës. E kisha pritur me kureshtje dhe me shpresë se mund ta intrigonte vetë Kadarenë për t’u shfaqur në ndonjë ceremoni apo veprimtari publike, paçka se ata që e njohin më afër thonë se ai nuk është nga ajo specie njerëzish që vuajnë nga sindroma e fytyrës apo fjalës nëpër ekrane.
Madje, flitet se ai ka alergji prej tyre. E vetmja “shpikje” që nuk i reshtet dot është letra e bardhë dhe boja e shkrimit. As makina e shkrimit, as laptopi, as interneti, as facebook etj., bilmenera si këto. Qofsha i gabuar, por kalendari i Ministrisë më la një ndjenjë mangësie. Ai duket si i hartuar nga Bashkia Gjirokastër, me okjelon “Gjirokastra dhe Kadareja”.
Veprimtaritë kryesore na qenkan: leximi publik në 7, 8 auditore i veprës së shkrimtarit, (gjë që mund të bëhej me programim nëpër shkollat, ku janë dhe lexuesit kryesorë), disa ekspozita fotografike, përurimi i shtëpisë muze. (Më në fund! Në vitin ’96, më ra rasti të shoqëroja për një vizitë në Jug ish-Kancelarin gjerman, Vajceker.
Në Gjirokastër na priti bukur mirë kryetari i bashkisë, Bashkim Fino, i cili tha fillimisht se ato ditë do të fillonte restaurimi i shtëpisë së Kadaresë. U deshën 20 vjet). Veprimtaritë kalojnë nxitimthi nëpër Tiranë, me një shfaqje të Doruntinës, të importuar nga Durrësi dhe përfundojnë në Kosovë, për të cilat s’po bëj komente.
Pyes veten : A nuk duhej të ishte kryeqyteti epiqendra e vitit Kadare? Institucionet e mëdha kombëtare si Akademia, Universiteti, Qendra kombëtare dhe Arkivi i kinematografisë, teatrot e Tiranës e të rretheve? Sepse Kadareja nuk është vetëm prozator, por edhe dramaturg, bashkautor për skenarë filmash? ( Kujtoj dramatizimin e “Gjeneralit” në Tiranë e Prishtinë, me regji të P.Manit, “Stinë e mërzitshme në Olimp”- G.Kame, “Darka e Gabuar”– E.Budina, apo filmat “Nëntori i një kryeqyteti”- R.Ljarja, “Ballë përballë”- P.Milkani, K.Cashku. Dy ekranizime të “Gjeneralit”- M.Pikoli dhe Dh.Anagnosti etj.
Bëjmë një hamendje: Modestia e tij që shfaqet shpesh edhe si bezdi nga elozhet, madje dhe nga leximi publik i veprës së tij, por ai ndoshta nuk u jep shumë dorë për kalendarë të gjerë drejtuesve të Kulturës. Por, kur është fjala për veprimtari zyrtare të nivelit të lartë që tërheqin vëmendjen e gjithë shoqërisë, ai ndoshta do të vihej i detyruar të mos u heshtej dot.
Kujtoj për shembull dhënien e dekoratës “Nderi i Kombit” 20 vjet përpara, bashkë me personalitetet e tjera si Ernesto Sabato dhe Ibrahim Kodra. Gjithsesi, ka kohë që ky kalendar të marrë trajtën dhe brendinë që meriton emri i Kadaresë.

Related

Opinione 6435426444360726941

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item