Ju bien flokët? Ja receta që mund ta bëni në shtëpi dhe ju forcon rrënjet

Alopecia është një term që përdoret në rastin e rënies së flokëve. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë gjendje, të tilla...


Alopecia është një term që përdoret në rastin e rënies së flokëve. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë gjendje, të tilla si çekuilibëri hormonal, dieta e varfër ushqyese, stresi, gjenetika, higjena e flokëve si dhe përdorimi i produkteve të papërshtatshme për flokët.
Ja mënyrat natyrale për të trajtuar flokët e hollë dhe që bien:
Vezë: në varësi të gjatësisë së flokëve, rrihni 1­2 vezë dhe vendosini në flokë të lagur. Lëreni maskën të veprojë për 30­-60 minuta. Më pas, shpërlajini flokët me ujë të ngrohtë dhe shampo të pasur me keratinë dhe biotinë. Vezët janë të pasura me proteina, prandaj është e rëndësishme maska e flokëve me to. Ky trajtim duhet të bëhet 1­2 herë në javë.
Vaj ulliri: merrni një filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni pak. Masazhoni rrënjët e flokëve deri në majë me gishtërinj duke aplikuar vajin e ullirit. Mbajeni në kokë për 1 orë dhe më pas shpërlajini flokët. Një mënyrë tjetër do të ishtë një filxhan vaj ulliri i ngrohtë me një lugë mjaltë.

Related

Shëndet & estetikë 5692548082531115950

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item