Japonia ndërton panelin diellor lundrues më të madh në botë

Kompania elektronike “Multinational Kyocera” ka filluar tashmë punimet për ndërtimin e panelit diellor më të madh në botë. Kjo fermë ...


Kompania elektronike “Multinational Kyocera” ka filluar tashmë punimet për ndërtimin e panelit diellor më të madh në botë. Kjo fermë parashikon se do të furnizojë me energji elektrike gati 5 000 shtëpi dhe po ndërtohet pranë një rezervuari në prefekturën e Chiba-s, Japoni.
Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, kompania e ujit “United Utilities”, filloi vitin e kaluar punimet për ndërtimin e një paneli diellor lundrues pranë rezervuarit Greater, Manchester. Kjo do të jetë sipërfaqja më e madhe e paneleve në Europë dhe e para e kompletuar. Ray Noble, këshilltari i Shoqatës për Energjinë e Rinovuar në Mbretërinë e Bashkuar, u shpreh se atje mund të ndërtohen në ujë impiante të tilla vetëm nëse nuk do të kishte më tokë të lirë. “Ajo që nuk shkon, është përzierja e mjeteve elektrike me ujin”, u shpreh për “The Guardian”.
Kompania japoneze“Kyocera” ka ndërtuar tashmë tri panele lundrues diellore, të cilat janë shumë më të vogla se sa e reja që pritet të përfundojë në vitin 2018. Specialistët japonezë thonë se i janë drejtuar hapësirës ujore në mungesë të asaj tokësore.

Related

Teknologji 4328226079904580864

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item