Janinë: Pranga shqiptares që shkoi në spital për foshnjen, i zbulohet vrasja e së ëmës

Një ngjarje e rëndë me një familje shqiptare është zbuluar në Janinë të Greqisë. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për vdekjen e një ...


Një ngjarje e rëndë me një familje shqiptare është zbuluar në Janinë të Greqisë. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje shqiptare 54-vjeçare, ngjarje e ndodhur në nëntor 2015, por që u zbulua këto ditë.
54-vjeçarja kishte ndërruar jetë para disa muajsh si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i vajzës së saj 27-vjeçare. Familja shqiptare, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, jetonte në Korfuz.
Më 17 nëntor 2015, dhëndri dërgoi në spitalin e Korfuzit vjehrrën e tij, me pretendimin se kishte humbur ndjenjat. Rezultoi që 54-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Policia nisi një hetim për këtë çështje, si dhe mori në pyetje bashkëshortin shqiptar të 27-vjeçares. Ai tha se, e kishte gjetur vjehrrën pa ndjenja kur ishte kthyer në shtëpi. Mirëpo, pas pak ditësh, shqiptari kishte marrë gruan dhe dy fëmijët dhe ishin larguar nga Korfuzi.
Rreth 20 ditë më vonë, doli rezultati i autopsisë që përcaktonte shkakun e vdekjes së 54-vjeçares shqiptare, shkruan “Syri.net”.
Sipas autopsisë, ajo kishte vdekur si pasojë e dhunës që ishte ushtruar ndaj saj. Menjëherë, policia greke kishte shpallur në kërkim shqiptarin dhe vajzën e viktimës, 27-vjeçaren, e cila pas ngjarjes ishte arratisur me burrin dhe fëmijët e saj, ndoshta në Shqipëri, raportojnë mediat greke.
Por, ajo u arrestua para disa ditësh, kur u paraqit në spitalin ‘Haxhikosta’ në Janinë, për të vizituar foshnjen e saj 17 muajsh.
Nga verifikimet e dokumenteve, infermierja zbuloi se ajo ishte në kërkim për vdekjen e mamasë së saj dhe lajmëroi policinë. 27-vjeçarja akuzohet se kishte strehuar kriminelë dhe kishte fshehur krimin, ndërkohë që bashkëshorti i saj vijon të jetë në kërkim./Syri.net/

Related

Kronika 1575931011263234848

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item