Ja si është të jetosh në Korenë e Veriut, rrëfehet e arratisura

Një vajzë që ia ka dalë të arratiset nga Koreja e Veriut rrëfen jetën në vendin e izoluar komunist. Hyeonseo Lee konsiderohet dezertor...


Një vajzë që ia ka dalë të arratiset nga Koreja e Veriut rrëfen jetën në vendin e izoluar komunist. Hyeonseo Lee konsiderohet dezertore në vendin e saj, pasi është larguar prej atje në moshën 17-vjeçare. Lee ka shkruar një libër me kujtime me titullin “Vajza me shtatë emra”.
“Atje muret kanë veshë dhe frika ka sy”, e nis rrëfimin e saj Lee. Ajo tregon se deri kur është larguar nga Koreja e Veriut mendonte se ekzekutimet në publik ishin diçka normale dhe të gjitha vendet e botës e kishin një sistem të tillë.
“U rrita në Korenë e Veriut dhe ika kur isha 17 vjeç. U rrita duke menduar se ishte normale kur njerëzit ekzekutoheshin në publik. Mendoja se ato ishin një mënyrë për të na kujtuar që nuk duhej të bënim asgjë që të konsiderohej mosbindje ndaj qeverisë”, tregon ajo.
Lee thotë se në Korenë e Veriut nuk mund ta thërrasësh liderin në emër. “Para emrit duhet t’i vendosësh gjithmonë një titull ose do të dërgohesh në burg politik”, thotë ajo.
Lee tregon se kampet e të burgosurve politikë janë frika më e madhe e koreanoveriorëve, pasi askush nuk ka arritur të dalë i gjallë pasi është dërguar atje.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me atë që themi, sepse nëse thua gjërat e gabuara mund të përfundosh në kamp jo vetëm ti, por e gjithë familja në mes të natës. Nuk e dimë se çfarë ndodh atje, por nëse hyn nuk del më i gjallë. Mamaja më thoshte shpesh se duhej të tregohesha e kujdesshme me atë që thosha jashtë shtëpisë. Më duket sikur kam jetuar në një burg”, thotë ajo

Related

Top Lajm 5587522817446725461

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item