Ja kriteret që duhet të plotësoni për të fituar bursë studimi në Itali

Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa, për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, Itali. Bëhet fjalë...


Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa, për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, Itali. Bëhet fjalë për bursa, të cilat klasifikohen si bursa për mobilitete, ndërsa sa i takon llojit të tyre, ato përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime. Nivelet e mobilitetit për studentët janë në 3 programet e studimit: bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa kohëzgjatja për secilin prej tyre është 6 muaj.
Për programet e nivelit të parë, UT bën me dije se studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës dhe se nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre. Sa u takon fushave të studimit, ato janë të një game të gjerë, duke filluar që nga ekonomia, drejtësia, letërsia, matematika, shkencat e komunikimit, etj. Megjithatë, çdo i interesuar mund të klikojë në adresën http:www. unipv.eu/site/en/home/study/course-catalogue. html për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias.
Bursat&AplikimiBursat e ofruara nga programi Erasmus + përfshijnë kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët) dhe kostot e udhëtimit, në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Sipas UT-së, studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. “Ata do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre apo tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, sqaron UT. Sa i takon gjithë procesit të aplikimit, ai kryhet online në adresën bit.ly/1VLWXHb, ndërkohë që afati i fundit është data 26.01.2016.
Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin për një periudhë 6-mujore ndërmjet datave 01 shtator 2016 – 31 korrik 2017. Për të aplikuar në nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, të gjithë kandidatët duhet të bashkëngjisin një sërë dokumentesh, të cilat i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Pjesë e këtij dokumentacioni është edhe formati e Learning Agreement, i cili mund të shkarkohet duke klikuar në adresën: http:www.unitir.edu.al/images/Komunikimi/dok/ba-ma.pdf. Ndërkohë, sa i takon plotësimit të saktë të tij, udhëzimet i gjeni sërish në tabelën bashkëngjitur shkrimit.
Dokumentacioni për aplikim
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
CV
Foto personale
Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës)
Vërtetim studenti
Listë notash
Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikatë e gjuhës së huaj*
Dokumenti Learning Agreement**
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Master:CV
Foto personale
Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës)
Vërtetim studenti
Diplomë e nivelit Bachelor
Listë notash të studimeve Bachelor
Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikatë e gjuhës së huaj*
Dokumenti Learning Agreement**

Related

Arsimi 2383900902628387868

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item