Ja 10 veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në Facebook

Facebook–u është media sociale më e përdorur e miliona përdoruesve aktiv. Dhe me këtë popullaritet të madh, vjen dhe sjella ndonjëherë...


Facebook–u është media sociale më e përdorur e miliona përdoruesve aktiv. Dhe me këtë popullaritet të madh, vjen dhe sjella ndonjëherë e turpshme dhe shqetësuese e njerëzve që përdorin Facebook–un për qëllimet e tyre personale, shpeshherë dhe si një treg virtual. Në listën e mëposhtme janë dhjetë veprime që nuk duhet ti bëni në këtë rrjet social. Nëse e gjeni veten në ndonjë nga dhjetë sjelljet e mëposhtme, të konsideruara si të bezdisshme, ndoshta është momenti që të reflektoni mbi veprimet tuaja dhe të ndryshoni, përpara se miqtë tuaj në Facebook të lodhen nga ju dhe ndoshta dhe t’iu heqin nga lista e miqve, apo më keq akoma: t’iu vënë në lojë.
1 – T’i bëni “Tag” njerëzve që nuk keni komunikim
Duhet të hiqni dorë nga të bërit “tag” njerëzve që nuk njihni, në foto apo linqe që nuk kanë të bëjnë me ju. Është diçka shumë ndryshme kur miku juaj ju bën “tag” në një foto aspak fotozhenike dhe më pas ua dërgon atë miqve, thjesht në sensin e shakasë. Të paktën në këtë rast jeni thjesht ju, miku juaj që ka bërë foton dhe miqtë që ju njihni. Por situata në fjalë i referohet personave që i bëjnë “tag” sa më shumë personave që të munden, për të marrë sa më shumë “like”. Kjo shpesh herë është dhe një mënyrë klasike e personave që dëshirojnë të keqpërdorin informacionet tuaja, ndaj bëni mirë të jeni të kujdesshëm.
2 – Të postosh në Facebook të njëjtat gjëra që poston në Twitter
Ekspertët e marketingut të medias sociale e kuptojnë që shpesh njerëzit nuk janë shumë kreative dhe nuk kanë imagjinatën dhe inteligjencën e duhur për t’u shprehur në Facebook. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata duhet të postojnë gjëra të zakonshme për të cilat askush nuk do t’ia dijë. Pothuajse të gjithë postojnë të njëjtat gjëra në Twitter, Facebook, Google+. Por të paktën merrni mundimin dhe mos i dërgoni automatikisht këto informacione: mund të bëni një përpjekje për të modifikuar diçka. Nëse ju vazhdoni të postoni të njëjtat gjëra atëherë kjo është një shenjë e qartë se ju jeni “shumë dembel” për të postuar material të ri. Kjo ju bën dhe më pak interesant në sytë e miqve tuaj.
3 – T’u bësh “Like” postimeve të tua
Pra, ju keni postuar foton e qenit tuaj të ri apo të një fëmije të bukur të mikut tuaj. Kjo është diçka e këndshme. Por pastaj ju vazhdoni dhe i bëni “like” fotos tuaj. Ne e dimë që ju e pëlqeni postimin: A nuk jeni ju ata që e postuat?! Përveç faktit që mund të bëheni vazhdimisht të bezdisshëm, arsyeja e vërtetë që njerëzit e bëjnë këtë ka të bëjë me nevojën e tyre që posti të shfaqet sërish në “Të rejat e faqes së Facebook–ut” dhe miqtë ta shohin sërish këtë postim, duke e ekspozuar atë më tepër, ndonjëherë më shumë se ç’duhet. Këto janë lëvizje që i bëjnë personat që nuk kanë shumë besim në ato që postojnë. Është mjaftueshëm e qartë që ju e pëlqeni postin tuaj!
4 – Ftesat për t’i dhënë “Like” faqeve që ju krijoni
Si shumë gjëra të tjera, ekspertët e marketingut të medias sociale kuptojnë dhe nevojën e individëve për të krijuar një “faqe fansash” për biznesin e tyre. Por ju mund t’i bëni një nder të gjithëve dhe të ndaloni së dërguari ftesa për të gjitha faqet e mundshme që ju hapni. Në vend të kësaj, ju mund të postoni informacione në faqen tuaj personale (kështu miqtë tuaj do ta shohin atë), dhe nëse njerëzit janë të interesuar ata do të ju ndjekin. Për më tepër që ekziston dhe një opsion që i lejon njerëzit që nuk i keni miq në Facebook të shohin postimet tuaja. Nuk është tërësisht faji juaj, pasi idea e krijimit të një faqeje të tillë është tunduese. Por me siguri pjesa më e madhe e miqve tuaj nuk do ta pëlqejnë atë.
5 – Kërkesa për t’u bërë pjesë e aplikacioneve të padobishme
Nëse ju luani gjithë ditën në Facebook në aplikacione të tilla si CafeWorld dhe Hotelville, kjo është mjaftueshëm e sikletshme, dhe gjëja e fundit që duhet të bëni është të ftoni miqtë tuaj në këtë lojë dhe t’i vini në dijeni për fiksimin tuaj. Ende nuk është e mundur të ju tregohet apo shpjegohet, por ndjenjat që shkaktohen kur ju dërgoni kërkesa për të luajtur lojëra të tilla është e ngjashme me “të ndjerit i sëmurë”. Rregulli që sugjerohet: Ndaloni kërkesat për tu bërë pjesë e aplikacioneve! Dërgoni vetëm ato që janë vërtet të nevojshme, apo më të mirat që keni parë ndonjëherë. Jo të gjithë duan të dinë se çfarë koktejli janë, apo me kë personazh ngjajnë.
6 – Të sugjeroni “Miq”
Një ndër gjërat më të bezdisshme, për përdoruesit e Facebook–ut, është kur ju u sugjeroni miqve tuaj të “shtojnë si mik” dikë tjetër. Kjo ide e juaja mund të jetë e papërshtatshme, për shkak dhe të adresave joreale që hapen nga përdorues të ndryshëm. Duke bërë këtë, njerëzit që kanë adresa joreale u dërgojnë ftesa personave të tjerë që të shtojnë si mik dikë tjetër. Kjo shpesh i ngatërron përdoruesit: ata mendojnë se kanë marrë një kërkesë miqësie dhe jo një kërkesë për të bërë dikë mik. Facebook–u penalizon ata persona që u çojnë kërkesa personave që nuk i njohin. Por personat që realisht çojnë këto kërkesa i shpëtojnë këtij penalizimi për shkak të metodave që përdorin.
7 – Të shtoni miqtë e Facebook–ut në grupe rastësore
Kjo është një nga bezdisjet më të mëdha të përdoruesve të Facebook–ut dhe është diçka që ndodh mjaft shpesh. Një lëvizje klasike e bërë kryesisht nga persona të “paautorizuar”: njerëz të ndryshëm përfshijnë miqtë e tyre në grupe rastësore, pa dijeninë e tyre, dhe krejt papritur ata njoftohen për çdo post apo koment që bëhet në këto grupe. Nëse kjo ju ndodh dhe ju, sigurohuni që të largoheni nga grupi ose të paktën bllokoni ardhjen e njoftimeve; ndoshta dhe të dyshoni për personin që ju bëri pjesë të këtij grupi. Nëse jeni një person që bën një gjë të tillë, atëherë do të ishte mirë që të ndaloni së bëri këtë, në të kundërt personaliteti juaj do të vihet në dyshim.
8 – Mesazhet në masë
Mjaft dërguat mesazhe ku marrës janë dhjetëra njerëz përnjëherë! Kjo zakonisht ndodh kur njerëzit dërgojnë mesazhe të tilla si “ju lutem jepini Like faqes sime” apo “votoni për mua në këtë konkurs”. Njerëzit nuk preferojnë të kontaktohen në këtë mënyrë, dhe nëse ju realisht keni diçka për të thënë, të paktën personalizoni mesazhin tuaj për çdo individ, ose të paktën bëni një përpjekje për ta dërguar atë në sa më pak persona në të njëjtën kohë. Mesazhe të tilla mund të nxisin debate apo sherre, dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në facebook – un tuaj. Në raste të tilla, duhet të tregoheni mjaft të matur dhe korrekt kur përballeni me situata të tilla.
9 – T’i ftosh të gjithë njerëzit në një event
Njerëzit janë të nderuar që ju dëshironi që miqtë tuaj të vinë në festën tuaj të poezisë në Siberi, por jo të gjithë janë të sigurtë se do të mund të vijnë. Kur ju dërgoni kërkesa në masë njerëzve që realisht nuk i njihni, kjo bën që ju të ngatërroheni me një person që dërgon kërkesa spam dhe të krijohet një imazh i gabuar rreth jush. Përveç këtij rasti, kur ju dërgoni ftesa të tilla, duhet të jeni më selektues ndaj njerëzve që ju bëni këtë ftesë: që të mos bëheni të bezdisshëm, ju mund të selektoni njerëzit të cilëve do të u çoni këtë kërkesë në bazë të karakteristikave të eventit. Kështu ju shmangni dhe pakënaqësitë që mund tu shkaktoni miqve tuaj.
10 – Të abuzosh me butonin “Like”
Kjo i referohet kryesisht faqeve apo blogjeve, në të cilat “butoni like” gjendet në çdo pjesë të faqes. Shpeshherë njerëzve ju duket e bezdisshme kur vizitojnë apo hapin faqe në të cilat gjëja e parë që ju shfaqet është një kuti që përmban mesazhin “like”. Për më tepër, kur kjo kuti hiqet, imazhi me të cilin përballen përdoruesit është një faqe ku fjalët më të shumta i referohen fjalës “like”. Përveç kësaj. Ka dhe faqe të caktuara në Facebook në të cilat njerëzit nuk mund të shohin përmbajtjen e faqes nëse ata nuk janë pjesë e fansave të saj. Nëse dëshironi që faqja juaj të bëhet më e pëlqyer dhe e njohur, bëni mirë të ndryshoni disa pjesë të përmbajtjes së saj.

Related

Teknologji 5247481253451097198

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item