Izet Haxhia në listën e Interpol

Interpol Tirana botoi një listë të shqiptarëve në kërkim ku rezulton edhe Izet Haxhia, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha. ...


Interpol Tirana botoi një listë të shqiptarëve në kërkim ku rezulton edhe Izet Haxhia, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha.
Haxhia ka qenë i akuzuar dhe gjykuar në mungesë për pjesëmarrje në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, akuzë që nuk e ka pranuar asnjëherë.
Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin.
Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit.
Së fundmi emri i Haxhisë shfaqet edhe në listën e rifreskuar.
Haxhia ka reaguar me nje postim ku nuk mungon ironia:
“Mora vesh se kisha emrin në listën e rifreskuar të Ministrisë së Tahirit, me personat që kërkohen nga İnterpoli. Kur jam arrestuar nga Interpoli turk në 2006, për hesap të Interpolit shqiptar, kuptohet që automatikisht emri im bie nga listat e të kërkuarve.
Pas mbajtjes peng në burgjet turke për pesë vjet, në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare të ekstradimit dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, u lirova me kushtin për të mos u larguar nga Turqia dhe duke firmosur çdo ditë në defterët e policisë turke.
Pas lirimit mora vesh se qeveria demokratike e Salës, me urdhër të tij kuptohet, kishte dërguar përsëri emrin tim në Interpol dhe kërkuar arrestimin tim.
Nuk më vjen keq që akoma mendojnë të hakmerren ndaj meje politikanët e të gjitha racave që bëjnë rotacionin në Shqipëri. Më dhimbsen vetëm lekët e taksapaguesve shqiptarë, me të cilat paguhet kërkesa për arrestimin tim nga Interpoli.
Ma merr mendja se ministri Tahiri i ka do punë më urgjente e më të rëndësishme sesa arrestimin tim. Nëse burgosja ime e rregullon gjendjen e krimit në Shqipëri, unë jam gati të kthehem menjëherë në Atdhe edhe me këmbë qoftë, sikur shkonin dikur pelegrinët në Mekë.
E rëndësishme është që të marrë njëherë e mirë fund krimi në Shqipëri, me arrestimin tim”.

Related

Shqipëria 2157444920394465656

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item