Italia buzë humnerës ekonomike?

A është Italia Greqia e ardhshme? Kjo është pyetja që ngrenë ekspertët e çështjeve ekonomike teksa stoku i bankave italiane vijon të d...


A është Italia Greqia e ardhshme? Kjo është pyetja që ngrenë ekspertët e çështjeve ekonomike teksa stoku i bankave italiane vijon të dëshmojë një muaj të dobët performance.
Depozitat bankare duket se janë zbrazur dhe kjo ka rritur frikën se situata mund të përfundoje e njëjtë sikurse skenari fatkeq i Greqisë.
Ndërkaq, banka më e vjetër në botë, Monte dei Paschi, ndodhet në ditë të vështira, çka e dëshmoi dhe testi i fundit i Bankës Qendrore Europiane.
Banka Italiane duhet të rrisë rezervat e kapitalit të saj me 3 miliardë euro për të përmbushur objektivat e vendosura nga rregullatorët evropianë.
Kjo, sepse është viti i katërt që rezultatet e saj vjetore flisnin për një goditje të madhe financiare, ku prej vitit 2011 humbjet arritën në 14.6 miliardë euro.
Një analizë e Bloomberg tregon se pavarësisht serisë së përpjekjeve për t’u rikthyer në pozitat e mëparshme apo për të shlyer kreditë e këqija, bankat italiane kanë dështuar.
Kombinuar me një rritje “mediokre të ekonomisë”, siç e quajnë ekspertët, dhe një mjedis të përkeqësuar financiar global, investitorët po bëhen çdo ditë e më shumë skeptikë.
Analistët e “JP Morgan” kanë paralajmëruar investitorët të shmangin bankat e vendit, ndërsa vërehet se perspektiva e bankave të Europës veriore po bëhen gjithnjë e më tërheqëse sesa bankat në jug të kontinentit.
Po ashtu, normat në rënie të interesit në eurozonë kanë krijuar më shumë presion mbi sektorin bankar dhe ekspertët thonë se, nëse Italia nuk vepron për t’u rekuperuar mund të përfundojë si Greqia.

Related

Botë 7992357210607132327

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item