Itali, E kap në flagrancë me gruan në makinë, italiani vret me thikë shqiptarin

Një dramë xhelozie me viktimë një shqiptar 39 vjeçar është regjistruar një natë më parë në komunën Ariano Irpino në provincën e Avelli...


Një dramë xhelozie me viktimë një shqiptar 39 vjeçar është regjistruar një natë më parë në komunën Ariano Irpino në provincën e Avellinos në Itali.
Shqiptari H.T 49 vjeç, rezident në qytezën e Giardineto në provincën e Foxhias ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra me thikë nga italiani 52 vjeçar Alessandro Palermiti.
Bashkëshortja 40 vjeçare e italianit kishte një marrëdhënie jashtëmartese me shqiptarin.
Autori i vrasjes ka ndjekur bashkëshorten e tij në takim me të dashurin e saj shqiptar në afërsi të një agriturizmi në qytezën Ariano Irpino.
Pasi i ka kapur në flagrancë në makinë, italiani Alessandro Palermiti ka goditur për vdekje me thikë rivalin e tij në dashuri, shqiptarin H.T 39 vjec.
Autori i vrasjes është arrestuar dhe shoqëruar në burgun e Ariano Irpino.

Related

Kronika 341599071530680643

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item