ISIS, refugjatët dhe Rusia: Sfidat e mëdha të Europës në 2016

Cilat janë sfidat e mëdha me të cilat Europa do të përballet në vitin 2016? Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (WEC) është përpjekur të japë...


Cilat janë sfidat e mëdha me të cilat Europa do të përballet në vitin 2016? Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (WEC) është përpjekur të japë një përgjigje për to.
Fondacioni me bazë në Gjenëvë mendon se Europë do të ketë të paktën 4 sfida të mëdha në vitin 2016.
Çështjet më të rëndësishme për qytetarët europianë sipas WEC janë katër:
1.Brexit, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Sipas ekonomistëve dalja e BM do të ketë një efekt negativ mbi ekonominë britanike duke e përkeqësuar ndjeshëm. Por opinioni publik është i ndarë: disa mendojnë të kundërtën ndërkohë që ka dhe shumë të pavendosur. Shumica e ekonomistëve mendojnë se rreziku më i madh i Brexit është paqartësia e gjendjes pas daljes nga BE, që do të bllokonte investimet e huaja, do të frenonte konsumin duke dëmtuar ndjeshëm rritjen ekonomike.
2.Menaxhimi i emigracionit. Më shumë se 1,8 milionë persona hynë në territorin e BE-së nga janari deri në tetorin e vitit të shkuar. Gjysma e tyre ka kërkuar azil. Shpërndarja e emigrantëve kryesisht në Ballkanin perëndimor dhe në Gjermani tregoi se sa i papërshtatshëm është Traktati i Shengenit. Në 2016 BE do të ketë në dispozicion më pak se gjashtë muaj për t’u përgatitur për fluksin e madh të emigrantëve që do të vijnë në verë. Të gjesh një zgjidhje të përbashkët mes shteteve anëtare nuk do jetë gjë e lehtë, sidomos duke parë ngjarjet e fundit të dhunës në Gjermani që kanë shqetësuar jo pak gjithë pjesën tjetër të Europës.
3.Prezenca shqetësuese e Shtetit Islamik. Veç emigrimit një prej faktorëve që i shtohet kontrolleve në kufij, është edhe frika e një sulmi të ri terrorist nga ana e xhihadistëve që mund të hyjnë si refugjatë. Kjo është shumë e mundur, duke parë si rodhën ngjarjet e Parisit. Infiltrimi i tyre përmes refugjatëve do ta bëjë të pamundur luftimin e Shetit Islamik dhe do të mbajë në tension gjithë kohën Bashkimin Europian.
4.Shkrirja e akujve me Rusinë. Pjesëmarrja e Rusisë në operacionet ushtarake në Siri mund të ngrohë marrëdhëniet e Putin me Europën dhe mund t’i japë fund sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Kjo do të shërbente në uljen e tensioneve BE-Rusi që kanë destabilizuar ekonominë dhe gjeopolitikën ndërkombëtare./ Përgatiti Amarildo Lumani

Related

Top Lajm 2752665847554835188

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item