ISIS kërcënon sërish në shqip:“Do t’ ju therim në shtëpite tuaja”

Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një vid...


Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një video me titra shqip ku shkruhet “Ky ishte vetëm fillimi”. Edhe pse nuk saktëson se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme, grupi ekstremist përmes kësaj videoje kërkon të ngjallë frikë e terror kudo ku flitet shqip. “Mbytini ata kudo që t’i zini”.
Në videomesazh shfaqen sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris, si edhe disa nga autorët e masakrës.
Në titrat e përkthyera në gjuhën shqipe  ndër të tjera shkruhet: “Pasha Allahun, do ta shijoni trembjen dhe kjo trembje do të jetë në mes të vendit tuaj. Pasha Allahun, do të vijmë te ju, për më tepër ne jemi në vendet tuaja, për t’ju therur në shtëpitë tuaja!”
Video-propaganda është shpërndarë në internet nga kanali zyrtar i Shtetit Islamik./Tv Klan

Related

Botë 5290080484736865808

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item