Investitorët turq riparojnë ndasitë e vjetra me Serbinë

Pas një periudhe të stanjacionit në marrëdhëniet e tyre bilaterale, Turqia dhe Serbia ndërmorën lëvizje për të rigjallëruar marrëdhënien...

Pas një periudhe të stanjacionit në marrëdhëniet e tyre bilaterale, Turqia dhe Serbia ndërmorën lëvizje për të rigjallëruar marrëdhënien e tyre në Forumin e Biznesit Turqi-Serbi, që u mbajt në kryeqytetin serb më 28 dhjetor 2015.
Në kontekst të këtij forumi, dy vendet gjithashtu vendosën të krijojnë një këshill bashkëpunimi të nivelit të lartë.
Marrëdhëniet serbe-turke nuk kanë qenë kurrë kaq të ngrohta dhe në vitet e fundit vendimet dhe deklaratat politike nga liderët në të dyja palët kanë çuar në një rënie të marrëdhënieve.
Udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan ka shkaktuar polemika të mëdha në Serbi pas një vërejtjeje që ai bëri në tetor 2013 në ceremoninë e hapjes së Aeroportit të Prishtinës, e cila u ndërtua nga kompania turke LIMAK.
“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë,” tha Erdogan, duke iu referuar ish-provincës serbe, që Serbia ende pretendon se është pjesë e territorit të saj.
Presidenti serb Tomislav Nikoliç menjëherë braktisi mekanizmin e bisedimeve trepalëshe të udhëhequr nga Turqia për ndërmjetësimin mes Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë.
Nikoliç ndërkohë ka bërë disa provokime nga ana e tij, duke vizituar Armeninë (armike të Turqisë) gjatë ceremonive përkujtimore të 100-vjetorit të deportimit masiv të armenëve në Perandorinë Osmane.
Njëkohësisht, Nikoliç refuzoi të shkojë në Turqi për përkujtimin e Betejës së Galipolit në Luftën e Parë Botërore.
Ai së fundmi i zemëroi turqit me një deklaratë të bërë për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti, duke e akuzuar Turqinë se po përpiqet të provokojë Rusinë dhe NATO-n në një luftë të re, pas rrëzimit të avionit ushtarak rus Su-24.
Deklarata dhe veprime të tilla nuk kanë ndihmuar marrëdhëniet dhe kanë krijuar ndjenja të reja armiqësore mes dy popujve respektivë.
Përpjekjet politike për të riparuar marrëdhëniet mund të dështojnë tani më lehtësisht për shkak të armiqësive historike të dy vendeve.
Ende, dy qeveritë kanë bërë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në forumin në Beograd dhe për formimin e e këshillit të bashkëpunimit gjë që provon se janë të dyja të angazhuara.
Turqia ndërkohë po zgjeron tregun serb si pjesë të një politike multidimensionale të Ballkanit.
Serbia është një nga ekonomitë më të mëdha të Ballkanit dhe Turqia ka vendosur t’i bashkohet atij treni. Në këmbim, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia do t’i kushtojë vëmendje “të veçantë” investitorëve turq.
Në tetor 2014, kompania turke e tekstilit, Jeanci nënshkroi një marrëveshje me qeverinë serbe për të hapur një fabrikë të re tekstili që do të punësojë më shumë se 600 njerëz.
Siç ka raportuar agjencia turke Anadolu, një investim i ri turk prej 4 milionë eurosh  në sektorin e djathit do të hapet së shpejti në Serbi dhe do të punësojë më shumë se 100 njerëz.
Qeveria turke tani kryeson investimet turke në Serbi. Banka turke e zotëruar nga shteti siguroi 76 për qind të të Bankës Cacanska të Serbisë në mars 2015 dhe Halkbank hapi filialin e parë në Beograd tetorin e shkuar.
Pas ceremonisë hapëse, zv. Kryeministri serb Rasim Ljajiç nxiti Halkbank të hapë të paktën 100 degë të tjera në vend. Banka ka tashmë 33 të tilla në Maqedoni.
Përveç investimit turk direkt, sektori i turizmit ofron mundësi të tjera të rritjes së marrëdhënieve.
Turistët turq përfaqësojnë një burim potencial të të ardhurave për ekonominë serbe.
Sipas Lidhjes së Agjencive Turistike Turke, në dy vitet e fundit, që nga zbatimi i marrëveshjes Serbi-Turqi për udhëtimin pa viza, numri i turqve që vizituan Serbinë në vitin 2014 është rritur me 71 për qind të 27,000.
Për më tepër, mbi 100,000 turq që vizitojnë çdo vit Rusinë do të kenë nevojë të shohin për opsione të tjera meqë Rusia zbatoi sanksione ndaj Turqisë.
Raportimet e mediave turke tashmë supozojnë se alternativa e parë për turistët turq do të jetë Serbia. Nëse agjencitë turistike serbe mund ta shohin këtë krizë si një mundësi, ekonomia serbe mund të kapë një avantazh të madh prej kësaj.
Pa përmendur Televizionin Turk. Kjo mund të mos përfshijë investime të mëdha, por për shkak të rritjes së popullaritetit të serialeve turke në Ballkan dhe në Serbi në veçanti, disa kompani turke kanë ndërtuar studio ose kanë xhiruar pjesë të filmit në Serbi. Iniciativa të tilla mund të çojnë drejt investimeve të tjera dhe të promovojnë Serbinë në Turqi.
Shtetasit turq me origjinë serbe – kryesisht imigrantë nga Sanxhaku dhe Presheva – të mund të jenë një tjetër burim potencial për Serbinë.
Vende të tjera të Ballkanit si Bosnja dhe Kosova, kanë zbuluar tashmë këtë avantazh. Muzafer Cilek për shembull, pronar i Kompanisë Cilek dhe një investitor i rëndësishëm turk në Bosnje është nga një familje me origjinë boshnjake.
Ai ia ka dedikuar veten përmirësimit të marrëdhënieve turke-boshnjake me fondacionin e tij BIGMEV.
Qindra mijëra njerëz me origjinë nga Serbia jetojnë në Turqi. Shumë kanë ende të afërm në Serbi dhe duan të ruajnë marrëdhëniet e tyre me vendin.
Lidhjet më të forta Turqi-Serbi mund të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan.
Majin e shkuar, Dhomat e Tregtisë dhe delegacionet e industrisë së Kosovës dhe Serbisë u takuan në Ankara, Turqi në një event të organizuar nga Unioni i Dhomave turke, TOBB.
Në këtë takim, delegacionet nga Kosova dhe Serbia diskutuan për mënyra të përmirësimit të marrëdhënieve dhe tregtisë dhe diskutuan gjithashtu krijimin e forumeve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në fund të fundit, Turqia dhe Serbia kanë një të shkuar kontraversale por tani është koha të përqendrohen në të ardhmen në vend që të humbin në të shkuarën.
Paradokset historike, deklaratat dhe lëvizjet e tjera në politikën e jashtme që nxisin ndjenja anti-serbe apo anti-turke nuk ndihmojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Investimet turke dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve që ofrojnë ndërvarësi po krijojnë një lidhje më të fortë. Dhe, si turqit dhe qeveritë serbe tani duket se janë në dijeni të kësaj.
BIRN

Related

Bota 1114732843324071866

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item