Intervista sekrete e El Chapos me Sean Penn ndihmoi policinë në kapjen e mbretit të drogës

Lordi i narkotikëve takoi aktorin e njohur në një vend të fshehte ku ndodhej gjatë arratisë. Biseda është publikuar në “Rolling Stones ”. ...

Lordi i narkotikëve takoi aktorin e njohur në një vend të fshehte ku ndodhej gjatë arratisë. Biseda është publikuar në “Rolling Stones ”. FBI-ja ndoqi divin e Hollywood dhe ndihmoi policinë meksikane në arrestimin e El Chapo. Nën hetim edhe aktori.


Regjisori dhe aktori amerikan Sean Penn ka takuar fshehurazi baronin e drogës meksikane “El Chapo” para arrestimit për një intervistë, e para pas shumë vitesh, e publikuar online në revistën Rolling Stone. Intervista u organizua nga aktorja meksikane Kate Del Castillo, që ka luajtur edhe në një telenovelë amerikan.
Pen tregon se bosi i kartelit të Sinaloas, i konsideruar si narkotrafikanti më i madh i botës donte të xhironte një film mbi jetën e tij.
“Unë furnizoj më shumë heroinë, metamfetaminë, kokainë dhe marijuanë më shumë se kushdo në botë. Kam një flotë nëndetësesh, aeroplanësh, kamionësh dhe anijesh”, kështu ka deklaruar me krenari El Chapo, duke nxjerrë në pah rolin e tij si mbreti i botës për trafikun e drogës në në intervistën dhënë për Sean Penn.
“Nuk jam i dhunshëm”
Intervista e publikuar mbrëmë është kapitulli i fundit i një historie gjithnjë e më shumë surprizuese.
“El Chapo” Guzman e kishte takuar Penn në vendin e tij sekret në tetor duke regjistruar edhe video.
Për herë të parë ai ka pranuar se është një trafikant duke shpjeguar se “në zonën ku linda dhe u rrita nuk kishte asgjë tjetër për të mbijetuar”.
Guzman shtoi se “e di që droga të shkatërron, por nëse nuk do të isha unë, do të ishte dikush tjetër që do ta vazhdonte këtë trafik”. Dhe më tej shpjegoi “nuk jam i dhunshëm. Duhet të mbrohem, por nuk jam kurrë unë ai që i nis problemet”.
El Chapo sapo është riarrestuar dhe qeveria amerikane për vlerëson idenë e ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara.
Pak para arrestimit, narkotrafikanti kishte kontaktuar edhe disa eksponentë të Hollyëood për të xhiruar një film mbi jetën e tij e tij dhe kjo ka kontribuar që ta vërë policinë në gjurmët e tij.
Ka qenë pikërisht intervista e dhënë për Penn që ndihmoi në hedhjen e dritë të vendit të fshehtë të bosit të drogës. E ka konfirmuar prokuroria meksikane.
FBI ka ndjekur aktorin duke zbuluar në këtë mënyrë vendin ku fshihej lordi i drogës.
Takimi u bë në 2 tetorin e kaluar në një lokalitet në Meksikë. Mori pjesë edhe aktorja meksikane Kate del Castillo. Edhe pse palët ranë dakord që pas takimit të parë do të zhvillohej edhe një intervistë formale pas tetë ditësh, takim që nuk ndodhi më. Megjithatë El Chapo i dërgoi Penn një video regjistrim me përgjigjet ndaj pyetjeve që aktori i kishte dërguar.
Hetimi

Autoritet meksikane po vlerësojnë mundësinë për të nisur një hetim mbi Sean Penn dhe Kate del Castillo, me shumë mundësi për pastrim parash. Takimi mes Pen dhe bosit të drogës u mundësua falë ndërhyrjes së aktores meksikane që është një mikeshë e El Chapos.
Intervista me yllin e Hollywood ndihmoi në arrestimin e El Chapos, edhe pse Sean Penn kishte përdorur telefona njëpërdorimësh që sapo fliste me bosin e drogës i hidhte dhe kishte përdorur adresa emaile të rreme, FBI arriti të monitoronte lëvizjet e aktorit duke gjetur në këtë mënyrë vendin ku fshihej mbreti i drogës./La Stampa/Tirana Observer/

Related

Intervista 6683215934009107281

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item