INTERVISTA/ “Mafia shqiptare nuk ekziston, por organizatat kriminale shqiptare kanë ngjashmëri me mafian italiane”

Gianni Palagonia nuk është emri i tij i vërtetë. Por e vërtetë është puna që ai ka bërë, derisa është detyruar të fshihet dhe tashmë q...


Gianni Palagonia nuk është emri i tij i vërtetë. Por e vërtetë është puna që ai ka bërë, derisa është detyruar të fshihet dhe tashmë që është shkrimtar, të përdorë këtë emër arti për të firmosur librat e tij. Siçiliani ka qenë pjesë aktive e sektorëve hetimorë të policisë italiane dhe ka punuar në Shqipëri, duke mbledhur një përvojë dhe informacion të bollshëm, nisur dhe nga hetimet që ka kryer mbi krimin e organizuar dhe mafian dhe dallimin e këtyre dy fenomeneve nga terrorizmi.
Këmbënguljen e tij në hetime të rrezikshme, e ka paguar personalisht, pasi edhe të afërmit kanë ndryshuar vendndodhje dhe gjeneralitete. Ka botuar romanet e veta në heshtje, “Rrëfim i një polici antimafia” dhe “Në duart e askujt”, në përkthyera edhe në Gjermani e Holandë.
“Shqiponja e oktapodi, një polic italian me mision në Shqipëri”, për lexuesit shqiptarë është e dukshme se çfarë nënkupton. Në fakt, duke qenë roman, libri shfrytëzon “mbulesën”e fiksionit por sipas autorit, rrëfen ngjarje dhe situata reale shqiptare ku krimi i organizuar i të dyja brigjeve të Adriatikut është kryefjalë.
Trafiku i armëve, i qenieve njerëzore, i narkotikëve e deri përplasja për kontrollin e impanteve të energjisë së rinovueshme; janë disa nga fijet e romanit që përcjerrin një rrëfim të konceptuar si hetim policor. Ka personazhe si e ëmbla Violë, fëmija Naim, thatanik por i shpejtë si çiklistët italianë të viteve 60-të teksa rend me biçikletë për të mbledhur mbeturina; dhe gangot nëpër rrugët e baltosura që u japin gaz të krekosur, makinave të fundit jashtë serie.
Ka dhe policë, jo heronj por njerëz plot dobësi që megjithatë kanë ndjenjën e krenarisë dhe nderit të zanatit. Dhe një popull të mrekullueshëm në një tokë ende të virgjër që e ka rrëmbyer televizioni, ekzaltimi i konsumizmit që kapi gjithë Lindjen pas hapjes ndaj Perëndimit.
Policë të kthyer në shkrimtarë inkonjito antimafia, nuk ka shumë. Në Itali, Palagonia shihet si njëfarë “anti-Saviano”, jo në kuptimin e një kundërshtari të denoncuesit të madh të mafias, por për itinerarin e tij profesional: Ai shkruan duke fshehur emrin real, kurse Saviano ruhet fort nga strukturat e shtetit, teksa ka dalë me emrin e vet.
Më poshtë, po botojmë një bisedë interesante të autorit Palagonia me sociologun napolitan Salvatore Chianese, botuar në blogun italian meloleggo.it.
-Shqiponja dhe oktapodi? Si e zgjodhët këtë titull?
Ky libër mund të quhet një tekst socio-gjepolitik. Titulli është domethënës dhe s’lë shumë vend për interpretim. Ndërsa shqiponja përfaqëson Shqipërinë, në imagjinatën kolektive dihet ç’përfaqëson oktapodi, mafien që me tentakulat e saj synon të kapë këdo. Por me dikotominë mes shqiponjës dhe oktapodit dëshiroj edhe të nënvizoj raportin aktual mes Shqipërisë e Italisë, apo më mirë, Sicilisë; ku është dhe origjina ime dhe ku është vendosur serialiiI njohur “Oktapodi”.
Mund të them edhe diçka tjetër që më bindi për këtë titull, një ngjarje që legjenda thotë se ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga ata që s’e lëshojnë kollaj lotin, qau dy herë në jetën e vet: Kur vdiq diktatori Hoxha dhe kur vranë komisar Katanin…
 -Në Itali ju është dashur të përballeni me mafian dhe Brigadat e Kuqe. Cilat janë dallimet apo ngjashmëritë me mafien shqiptare që përshkruhet në libër?
Siç kam shkruar në libër, në Shqipëri ndoshta është duke ngjarë një proselitizëm gradual nga ana e një rryme salafiste kosovare që kërkon të joshë më të varfrit. Sa i takon kriminalitetit, aty ka pak dallim nga të ngjashmit italianë. Në çështje të organizimit, dhunës dhe kontrollit të territorit, nuk I lënë gjë mangut njëra-tjetrës. Kanë krijuar madje lidhje dhe jetojnë në njëfarë bashkëudhëtimi reciprok. Por po ju them që “ mafia shqiptare” nuk ekziston. Ama ka disa organizata kriminale që me mënyrën e tyre të veprimit, kanë dinamikën tipike të mafias: Forcën e shantazhit, rrethin e bashkëpunëtorëve dhe kushtin e nënshtrimit dhe heshtjes. Ja përse flitet për mafia shqiptare, sepse i ngjan modelit mafioz italian.
 -Librat tuaj flasin për ngjarje reale. Në librin e fundit flitet për realitetin që kemi përjetuar gjatë misionit tuaj në Shqipëri; sa është fiksion dhe sa realitet?
Po i bie shkurt! Shumë pak ka fiksion. Në libër, si në dy të mëparshmit, rrëfej histori jetësore që mi kanë treguar protagonistët, dhe ngjarje policore të jetuara në vetë të parë.
-Po Kanuni, për të cilin flitet në libër?
E thjeshtë. Nëse vret dikë, automatikisht ndizet mekanizmi i hakmarrjes nga familja e viktimës. Gjaku don gjak, dhe gjakmarrja parashikon vrasjen e meshkujve të familjes tjetër, deri tek brezi I tretë. Zyrtarisht Kanuni nuk ekziston, por faktikisht në veri të Shqipërisë zbatohet
Kam vizituar mjaft familje në ngujim, u kam çuar për të ngrënë, lojra, ilaçe, veshje. Më ka goditur dorëzimi i tyre, ndjesia e braktisjes, zemërimi, zgënjimi… Disave u kam premtuar se duke rrëfyer në shtyp dhe në publik ç’u ka ngjarë, ndoshta dikush do ndërhyjë. Shpresoj që me intervistat e mia të bëj të ndryshojë diçka.
-Po sot, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë mbetet njësoj në Shqipëri, krahasuar me kohën e ngjarjeve të librit?
Sigurisht, dëshira për rilindje është e madhe dhe ndryshimet e sotme krahasuar me kohën kur punoja unë, janë të dukshme. RRuga për arritjen e standardeve europiane, padyshim është ende e përpjetë. Siç thotë një miku im I ngushtë, poet shqiptar, nuk mjaftojnë grataçelat dhe reformat arificiale, urat dhe rrugët për t’I dhënë Shqipërisë çetifikatën e “sjelljes së mirë”. Duhet ndryshuar tendenca e korrupsionit, e rryshfetit në mendjet shqiptare, përndryshe asgjë nuk lëviz.
-Flitet ende rëndom keq për vendin e shqiponjave dhe njerëzit e tij…
Nëse shkoni nëpër botë, do shihni si flitet edhe për Italinë tonë të mrekullueshme; së cilës I bashkangjitet gjithnjë fjala mafia. Shpresoj që libri im të shërbejë edhe për të çliruar shumë mendje injorantësh nga paragjykimet./Dita

Related

Top Lajm 723973564411321513

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item