INTERVISTA/ Hillary Clinton: Pse femrat qeverisin ndryshe nga meshkujt

Intervistë e gazetarit Jay NeWton-Small me kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton. U ula me Hillary Clinton në tetor të...


Intervistë e gazetarit Jay NeWton-Small me kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton.
U ula me Hillary Clinton në tetor të vitit të kaluar për një intervistë ekskluzive për librin tim “Si femrat po ndryshojnë mënyrën se si Amerika funksionon”.
Ne folëm për mënyrën se si ajo po kandidon si një femër ndryshe nga viti 2008, si do të qeverisë ndryshe, për modelin e saj politik dhe si ka bërë diferencën pothuajse gjatë gjithë karrierës së saj.
Ju keni qenë në skenën kombëtare dhe në syrin e publikut që nga viti 1992. A keni parë ndryshime seksizmi përgjatë viteve?
Ka ende një standard të dyfishtë, nuk ka dyshim për këtë. Shoh shpesh që gratë i kombinojnë tiparet dhe cilësitë e tyre në një formë që meshkujt nuk e bëjnë. Dhe të kandidosh për presidente, për një femër është një sfidë akoma më e madhe. Është e vështirë, por mendoj se gratë e mbajnë këtë barrë shtesë. Mendoj se seksizmi është më pak i theksuar, më pak i dukshëm, por ende i përhapur në skënën politike dhe kulturore.
Anketuesja Celinda Lake më ka thënë se e keni kapërcyer testin e rezistencës, si ndjeheni për këtë?
Shpresoj që ajo të ketë të drejtë. Të shërbesh si Sekretare e Shtetit për 4 vjet, besoj se një numër i madh njerëzish më vlerësojnë për këtë. Kështu shpresoj që po të mbledhësh të gjithë eksperiencat e mia në politike dhe gatishmërinë time, njerëzit do të shohin atë që shoh dhe unë: Një person i mirë-kualifikuar për ta bërë këtë punë. Jo vetëm prej punës së madhe që kam bërë, por edhe për shkak të politikave që kam promovuar si dhe vizionin për vendin.
Keni ndonjë lider të huaj që ju e admironi?
Dua të them, që e admiroj shumë kancelaren gjermane Angela Merkel. E njoh Angela-n që prej viteve ’90. Kemi dalë të dyja së bashku në një spektakël televiziv gjerman. Kam shpenzuar kohën time personale me të. Mendoj se ajo është një lidere shumë efektive dhe besoj se është liderja kryesore në Europë jo vetëm në Gjermani. I admiroj aftësitë e saj politike dhe parimet e etikën e punës së saj. E shoh si një njeri vërtet të rëndësishëm në botë.
A qeverisin femrat ndryshe nga meshkujt?
Mendoj se kemi disa avantazhe në çështje të caktuara. Si për shembull kur unë kam qenë në Departamentin e Shtetit kam bërë më shumë për të rritur sigurinë ndaj fëmijëve, për t’i mbrojtur ato nga rrëmbimet e shfrytëzimet si dhe kam promovuar birësimet ndërkombëtare kur ka qenë nevoja. Mendoja se ka disa zona ku përvoja jonë jetësore na përgatit që të jemi më të hapur. Thjesht besoj se gratë në përgjithësi janë dëgjuese më të mira, më të hapura për ide të reja. Këtë kam mësuar nga përvoja ime.
Si presidente, nëse zgjidheni, do të qeverisni ndryshe nga një presidente mashkull?
Sigurisht. Mendoj se eksperiencat e mia jetësore, ajo çfarë më intereson, çfarë kam kaluar, më bën ndoshta më  të vetëdijshme dhe përgjegjëse për shumë çështje familjare me të cilat njerëzit po luftojnë çdo ditë, si kujdesja ndaj fëmijëve, apo përballimi i të ardhurave. E ndjej me të vërtetë se përgatitja ime për t’u zgjedhur presidente më shtyn fort të ndihmoj familjet amerikane, dhe ky do të jetë thelbi i fushatës sime./Marrë nga TIME/Tirana Observer/

Related

Top Lajm 7612883761791125269

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item