Ibrahim Abdullaev, burri që nuk ndjen të ftohtë dhe nuk sëmuret kurrë

Ibrahim Abdullaev, 56 vjeç, është me origjinë nga Çeçenia. Ai jeton në fshatin e vogël Alkhan-Yurt, pak kilometra larg kryeqytetit Groz...


Ibrahim Abdullaev, 56 vjeç, është me origjinë nga Çeçenia. Ai jeton në fshatin e vogël Alkhan-Yurt, pak kilometra larg kryeqytetit Grozni. Burri bën një jetë normale, punon si saldator dhe e kalon kohën e lirë së bashku me 5 fëmijët e tij.

Rasti i 56-vjeçarit është aq i veçantë sa bashkëfshatarët e tij kërkojnë që të futet në librin Gines. Pse? Burri nuk ndjen kurrë ftohtë dhe nuk sëmuret kurrë. Edhe gjatë dimrit, kur pjesa tjetër e banorëve vishet me peliçe dhe xhupa, ai ecën rrugëve i veshur me këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të holla. Madje edhe në muajt më të ftohtë të vitit, rrobat e tija nuk lagen kurrë sepse thahen menjëherë nga nxehtësia e trupit.


Mjekët nuk arrijnë ta shpjegojnë këtë cilësi. Disa mendojnë se bëhet fjalë për reagimin e organizmit të tij, ose për ndonjë traumë apo krizë nervash, por as kjo nuk mund të qëndroje sepse jeta e tij ka qenë shumë e qetë. Përveç kësaj, burri gëzon një shëndet të  mirë dhe nuk ankohet kurrë, as pas shëtitjeve të gjata në dëborë dhe shi.

Për fat të keq, prej këtyre fuqive të veçanta, duket se vetëm ai ka mundur që t’i ketë në familje. 5 fëmijët e tij kanë një sjellje normale. Ata qëndrojnë në shtëpi kur bën shumë ftohtë dhe shpesh janë ‘viktima’ të gripit në muajt më të ftohtë. Të gjithë në Alkhan-Yurt mendojnë se Ibrahim ka një dhuratë hyjnore dhe për këtë njihet në të gjithë botën.

Related

Shëndet & estetikë 216914452461294152

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item