I shkon në punë ish-gruas dhe e dhunon barbarisht: Nuk ta jap fëmijën

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. 27- vjeçari Ervin Saliaj, banues në lagjen “29 Nëntori”,...


Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. 27- vjeçari Ervin Saliaj, banues në lagjen “29 Nëntori”, është arrestuar pasi rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Apollonia”, në ambientet e një agjencie udhëtimesh, ka rrahur e kanosur për jetën ish- bashkëshorten, E.S., 27 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, punonjëse në këtë agjenci.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë duke bërë të mundur neutralizimin e autorit dhe ndalimin e tij.

Mësohet se nga martesa, çifti i divorcuar kishin një fëmijë tre vjeçar, për të cilin gjykata ka vendosur të mbahet nga nëna, por Ervin Saliaj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, e mban vetë dhe nuk e kthen atë tek e ëma.
Në momentet e ndalimit, burri po e godiste gruan vazhdimisht, duke i thënë se nuk do ja japte kurrë fëmijën dhe madje e kanoste që ajo të mos e kërkonte më atë, ndryshe do të kishte pasoja.
Kanë qenë dëshmitarët okularë ata që kanë sinjalizuar uniformat blu, të cilat kanë ndërhyrë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Policia sqaron se 27 -vjecari u arrestua në kushtet e flagrancës, i akuzuar për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosje serioze për hakmarrje”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Ndërkohë pas marrjes në pyetje gruaja e dhunuar ka thënë se ajo ka fituar të drejtën e kujdestarisë së fëmijës dhe se ai ka nevojë më shumë për nënën.

Related

Kronika 7231878890478144273

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item